Veshja dhe trendi “i ri” i këngëtareve në koncerte është ky

Mësojeni

Nga Class• 19 February 2019

Veshja dhe trendi “i ri” i këngëtareve në koncerte

Të gjithë e dinë që atletet janë tepër komode dhe nëse do kishim mundësi do t'i vishnim ato gjithmonë. Mirëpo, ndonjëherë duhet të jemi serioze dhe për t’u dukur më elegante duhet të veshim këpucë me taka. Gjithsesi, sot shumica e vajzave po shkojnë drejt thjeshtësisë dhe komoditetit. Madje, edhe në koncerte të ndryshme, yjet shqiptare kanë vendosur të vishen me atlete dhe fustane, kombimin në dukje jo fort interesant, mirëpo kur ua shikon atyre ngjan vërtet bukur.

Veshja dhe trendi “i ri” i këngëtareve në koncerte

Elvana Gjata dhe Luana Vjollca në fakt duket se rastësisht kanë bërë të njëjtën zgjedhje. Fund me pala, bluza të shkurtra ose bluza body, të kombinuara me atlete që bien në sy stil “si ato të gjyshit”. Interesante apo jo?

Veshja dhe trendi “i ri” i këngëtareve në koncerte

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Një tjetër kombimini i guxuar, është ai i Ariana Fejzullahut në dasmën e Gjikos dhe Elitës, ku u shfaq me atlete dhe më një fustan glamour të kuq! Ajo zgjodhi komoditetin dhe trendin ndryshe!

Veshja dhe trendi “i ri” i këngëtareve në koncerte

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon