Aurela dhe Eli janë mike të mira, por ka diçka për të cilën e kanë zili njëra-tjetrën
Çfarë?

Aurela Gaçe dhe Eli Fara përveçse dy artiste të mëdha janë edhe mikesha shumë të mira. Së fundmi, i pamë edhe në një bashkëpunim me këngën “Zemra rratata” në Këngën Magjike. Ato dinë të përshtaten shumë mirë me njëra-tjetrën në skenë edhe pse ndryshojnë shumë, si në mënyrën e të kënduarit edhe nga ana e karakterit. Megjithatë janë pikërisht këto ndryshime që ato vlerësojnë dhe kanë zili te njëra-tjetra.

Të ftuara në “BE Coffee”, dy këngëtaret e njohura janë pyetur rreth asaj që kanë zili te karakteri i njëra-tjetrës. Aurela tregoi se ka zili qetësinë që karakterizon Elin, ndërsa Eli, nga ana tjetër, theksoi se ka zili nervin dhe temperamentin e Aurelës. Në këtë rast, Eli dhe Aurela arrijnë ta plotësojnë njëra-tjetrën më së miri dhe me siguri ky është sekreti i miqësisë së tyre të vjetër.
View this post on Instagram



