Publikohet lista e këngëtarëve që do të performojnë për festën e Pavarësisë së Kosovës
Emrat më të njohur të skenës

Ashtu siç është bërë tashmë traditë për festën e Pavarsisë së Kosovës do të mbahet një koncert në shesh, ku do të performojnë disa nga emrat më të suksesshëm të muzikës. Koncerti do të mbahet më 17 shkurt, në orën 20:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”. Lista e këngëtarëve që do të jenë të pranishëm në shesh për 11-vjetorin e pavarësisë është bërë tashmë publike. Nëse edhe ju do të festoni në Prishtinë mos e humbni rastin të shijoni muzikën e përzgjedhur nga këngëtarët e njohur si: Dafina Zeqiri, Gjiko, Mc Kresha, Lumi B, Lluni, Dj Dagz, Fuego dhe Rina.



