7 mënyra si të dukeni trendy me xhinset e mamit
Frymëzohuni!
Xhinset boyfriend, xhinset e mamit apo xhinset e gjera mund t`i quani si të doni, por rëndësi ka që janë shumë në modë dhe lehtësisht të kombinueshme. I kemi parë gjithandej dhe janë të përshtatshme për çdo lloj trupi. Janë rikthyer sërish në modë dhe nuk është nevoja të shpenzoni shumë për t`i pasur, pasi mund t`i gjeni në dollapin e mamit. Duke gjetur rrobat e duhura për t`i kombinuar mund të dukeni trendy dhe më e rëndësishmja, të ndiheni komode. Nëse ende nuk i keni bërë pjesë të gardërobës, çfarë prisni? Pasi të shihni kombinimet e mëposhtme jemi të sigurt që do të doni t`i bëni tuajat një palë të tilla menjëherë.
Një veshje totalisht xhins nuk kërkon shumë mundim dhe duket gjithmonë bukur.
Bluza e vjetër e mamit do ta bëjë pamjen tuaj të duket vintage dhe e veçantë.
Golfi i zi është zgjidhja perfekte kur s`dini çfarë të vishni, pasi shkon me çdo gjë.
Nëse doni të dukeni bukur dhe të ndiheni komode me veshjen tuaj, kombinojini xhinset tuaja boyfriend me një bluzë sportive.
Kush tha që nuk mund ta vishni trikon e gjyshes? Jo vetëm që mund të dukeni bukur, por edhe shumë sexy.
E mira e xhinseve boyfriend është se mund të vishen me atlete dhe me taka. Vishini me një palë bralette tyl dhe me taka të larta dhe jeni gati për party!
Për në përditshmëri mund t`i kombinoni me një xhiboks lëkurë, me atlete dhe me çdo gjë tjetër që ju bën të ndiheni komode.



