Ushqehu sipas grupit të gjakut

Çfarë duhet të konsumosh dhe çfarë jo!

Nga Class 26 January 2019

Ushqehu sipas grupit të gjakut

Ideja është se lloji i grupit të gjakut është i lidhur ngushtë me aftësinë e trupit tonë për të tretur disa ushqime. Pra, çdo lloj gjaku përcakton një dietë të sugjeruar të veçantë për një person që duhet të ndjekë për të jetuar jetën më mirë dhe më shëndetshëm. Kjo qasje u përhap nga Dr. Peter J. D'Adamo, pasi ai botoi një libër mbi këtë temë në vitin 1996. Hidhini një sy këtyre grupimeve dhe kuptojeni sot e përgjithmonë se çfarë duhet të hani dhe çfarë keni të ndaluar të konsumoni duke ju referuar grupit tuaj të gjakut!

Ushqehu sipas grupit të gjakut
Grupi A
Për njerëzit me gjak të tipit A sugjerohet një dietë sa më vegjetariane. Kjo për shkak të nivelit të ulët të aciditetit në stomak, që ky grup njerëzish ka, gjë që sjell mostretje të mirë të proteinave dhe yndyrave të kafshëve. Kështu duhen ngrënë sa më shumë fruta dhe perime.
Ushqehu sipas grupit të gjakut
Grupi B
Ky grup duhet të shmangë sa më shumë konsumimin e misrit, grurit, domates dhe kikirikëve pasi shkaktojnë lodhje dhe shtim në peshë. Mishi i pulës po ashtu nuk është fort i këshillueshëm, përpiquni ta zëvendësoni me mish qengji, dhie ose lepuri.
Ushqehu sipas grupit të gjakut
Grupi AB
Kategoria në fjalë duhet të ushqehet me sa më shumë vezë, prodhime deti apo zarzavate. Të mbahet parasysh diçka: vaktet duhen të vogla por të shpeshta.
Ushqehu sipas grupit të gjakut
Grupi 0
Aftësia tretëse te këta persona është e lartë, ndaj një dietë me proteina, shumë mish, peshk, fruta e perime është mëse në rregull. Të shmangen bishtajoret dhe fasulet, pasi kanë tendencën të depozitohen si shtresa dhjamore.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon