Nëse doni të dukeni si princeshë, këto 5 rregulla do t’ju ndihmojnë

Interesante

Nga Class• 24 January 2019

Nëse doni të dukeni si princeshë, këto 5 rregulla do

Meghan dhe Kate janë kthyer në një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë vajzat. Mirëpo, siç e dini ato nuk kanë lindur princesha, por janë bërë të tilla. Fati i tyre ishte: që njëra të martohej me princin William dhe tjetra me princin Harry. Të dyja dukeshat në fakt janë mësuar të sillen njësoj si anëtarët e familjes mbretërore: ulja e përshtatshme, sjella e mirë në publik, takimi me njerëz të tjerë, etj.

Bright Side na i tregon këto 5 rregulla që ju bëjnë të dukeni si princeshë:

Ulja e duhur është një art

Një princeshë e vërtetë, ashtu si një dukeshë e vërtetë, mund të dallohen nga mënyra se si ulen. Është e ndaluar për gratë e familjes mbretërore që të ulen duke vënë njërën këmbë mbi tjetrën. Sidoqoftë, kjo gjë mund të tolerohet në ngjarje jozyrtare, kur mbretëresha Elizabeth II mungon. Dukeshat mund ta vendosin këmbën mbi këmbë, por këmbët duhet të jënë puthitura me njëra-tjetrën. Pra, njëra këmbë nuk mund të qëndrojë në ajër.

Mbajtja e çantës me të dyja duart

Dukeshat i mbajnë çantat e tyre me të dyja duart. Nëse është e nevojshme për të liruar njërën dorë për shtrëngim duarsh, ato e mbajnë gjithmonë dorën e djathtë të lirë. Nëse një dukeshë ulet, ajo nuk e vendos çantën në tavolinë ose në tokë, por e mban pas shpinës në karrige. Ato nuk duhet t’i vendosin kurrë çantat nën sqetull.

Nëse doni të dukeni si princeshë, këto 5 rregulla do

I takojnë miqtë me një puthje ose shtrëngim duarsh

Anëtarët e familjes mbretërore i përshëndesin miqtë dhe të njohurit e tyre me puthje në faqe. Ndërsa në eventet zyrtare, dukeshat përdorin shtrëngimin e duarve.  Kur vizitojnë vende të tjera, dukeshat ndjekin traditat lokale. Për shembull, në Zelandën e Re, Kate iu përshtat vendit duke e bërë takimin me prekjen e hundë.

Nëse doni të dukeni si princeshë, këto 5 rregulla do

Janë të sjellshëm me njerëzit që i rrethojnë

Prania e Dukeshës do të thotë të jeni të sjellshëm, të kujdesshëm dhe të respektueshëm. Dukeshat janë gjithmonë të buzëqeshura dhe në humor të mirë me të tjerët.

Nëse doni të dukeni si princeshë, këto 5 rregulla do

Njihen me të panjohurit përpara një eventi

Detyra juaj si një mikpritës është të bisedoni me secilin nga mysafirët tuaj dhe të siguroheni që ata të ndihen rehat. Ndihmoni miqtë tuaj të gjejnë interesa të përbashkëta. Të gjitha njohet duhet të bëhen para se të filloni një event.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon