Kush është bukuroshja shqiptare që fitoi Miss New York Usa?
E njihni?

Ashtu si çdo vit, në New York është zhvilluar konkursi më i rëndësishëm i bukurisë, Miss New York. Në këtë garë ka arritur të triumfojë një shqiptare, e cila la pas shumë vajza të tjera, po aq të bukura. Bukuroshja 27-vjeçare quhet Florinda Kajtazi dhe është me origjinë nga Kosova, por prej shumë kohësh jeton në Yonkers, New York. Përveç çmimit të madh, Florinda, po ashtu, ka arritur të rrëmbejë edhe çmimin Miss Fotozhenia.

Asaj i është dorëzuar çmimi Miss New York nga fituesja e vitit të kaluar, Genesis Suero. Bukuroshja shqiptare do të përfaqësojë New York-un në edicionin e 68-të të Miss USA, fituesja e fundit e të cilit ishte Sarah Rose Summers.







