Moderatorja e njohur sërish në pritje të ëmbël, mesazhi i së bijës që e përloti në studio

Ermira Çausholli, në pritje të një vajze

Nga Class 9 January 2019

Moderatorja e njohur sërish në pritje të ëmbël, mesazhi

Vetëm pak ditë më parë, Ermira Çausholli ndau me të gjithë lajmin se është për herë të katërt në pritje të ëmbël, madje ka zbuluar edhe gjininë. Do të jetë një motër tjetër për tri vajzat e saj.

Pasditen e sotme, Ermira ishte e ftuar në “Ftesë në 5” për të ndarë me publikun emocionet e kësaj pritjeje, që ndryshon nga tri të parat.

Moderatorja e njohur sërish në pritje të ëmbël, mesazhi

Vetëm një javë larg nga hyrja në muajin e gjatë të shtatzënisë, Ermira zbuloi se shumë shpejt do të sjellë në jetë një motër për tri vajzat e saj më të rritura. Por u shpreh shumë e lumtur për këtë fakt, madje theksoi se ajo dhe bashkëshorti janë pro familjeve të mëdha dhe fëmijëve, pa u ndikuar absolutisht në gjininë e tyre.

Moderatorja e njohur sërish në pritje të ëmbël, mesazhi

Veç bisedës dhe emocioneve të ëmbla që ndanë në studio, për Ermirën nuk munguan as surprizat. Vajza e saj e madhe, Gea, e përshëndeti me një videomesazh nga Austria. Vetëm pak sekonda pasi e bija u shfaq në ekran, Ermira e pati të vështirë t’i mbante lotët, duke treguar se sa e lidhur është me vajzën e madhe.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon