Jeni gati për trendet e çuditshme të 2019-ës? Ky është modeli i ballukeve që do ta shihni gjithandej
Si ju duket?

Moda është gjithmonë në ndryshim, por me rrjetet sociale është më e thjeshtë për të qëndruar të informuar për tendencat më të fundit. Jo gjithmonë diçka që është në modë duhet të na pëlqejë, madje ndonjëherë moda na duket e çuditshme. Vitin e kaluar kemi parë trende nga më të çuditshmet dhe do të vazhdojmë të shohim edhe këtë vit.
Një prej këtyre trendeve, të cilin ose do ta urreni, ose do ta adhuroni, është ai i ballukeve të bebeve. Quhet kështu pasi balluket priten shumë të shkurtra. Ky trend ka pushtuar jo vetëm Instagramin, por edhe pasarelat e modës, kështu që bëhuni gati t`i shihni ngado këtë vit.
View this post on InstagramBaby bangs are the first trend of 2019 that I’m seeing! Who’s in??#babybangs #hair #repost
Po ju do t`i prisnit balluket kështu?



