Sfida 30-ditore e squats-ave që do të ndryshojë trupin dhe jetën tuaj

Filloni të përgatiteni për verën

Nga Class• 21 December 2018

Sfida 30-ditore e squats-ave që do të ndryshojë trupin dhe

Vera është ende larg, por sa më herët të nisni të ushtroheni për të qenë në formë për periudhën e plazhit, aq më mirë. Nëse e urreni palestrën apo nuk keni kohë ose mundësi të shkoni aty, fare mirë mund të ushtroheni nga shtëpia. Sfida 30-ditore e squats-ave, e krijuar dhe çertifikuar nga trainierja dhe ylli i Instagramit Anna Victoria do t`ju ndyshojë të pasmet dhe ndoshta edhe jetën tuaj. Gjithsej janë 7 ushtrime, të cilat do t`jua sjellim më poshtë që të kuptoni si t`i bëni.

Squat

Bëni squats si zakonisht duke hapur këmbët dhe uluni sikur do të uleni në një karrige. Kur kofshët tuaja të jenë paralele me tokën, ngrihuni sërish.

Sfida 30-ditore e squats-ave që do të ndryshojë trupin dhe

Squat i pulsuar

Edhe ky ushtrim është si i mësipërmi, vetëm se kur kofshët tuaja të jenë paralele me tokën bëni disa ulje-ngritje të vogla. Pastaj kthehuni në pozicionin fillestar.

Sfida 30-ditore e squats-ave që do të ndryshojë trupin dhe

Squat me kërcim

Bëni squats si zakonisht duke hapur këmbët dhe uluni sikur do të uleni në një karrige. Në momentin që do të ngriheni, hidhuni.

Sfida 30-ditore e squats-ave që do të ndryshojë trupin dhe

Squat sumo + ngritje në gishtat e këmbës

Hapini këmbët afërsisht një metër larg njëra-tjetrës. Uluni sikur do të uleni në një karrige dhe kur kofshët të jenë paralele me tokën, ngrini thembrat duke qëndruar në gishtat e këmbës.

Sfida 30-ditore e squats-ave që do të ndryshojë trupin dhe

Squat me një këmbë shtrirë

Bëni squats si zakonisht duke hapur këmbët dhe uluni sikur do të uleni në një karrige. Mbajeni gjithë peshën në këmbën e majtë, ndërsa të djathtën shtrijeni si në foton e mëposhtme. Bëni numrin e përcaktuar në fund të artikullit dhe përsëriteni me këmbën tjetër.

Sfida 30-ditore e squats-ave që do të ndryshojë trupin dhe

Squat anësor

Hapini këmbët rreth një metër ose më pak, peshoni vetëm në njërën këmbë duke e mbajtur tjetrën të fiksuar në tokë. Kthehuni në pozicionin fillestar dhe vazhdoni të bëni numrin e përcaktuar. Përsëriteni me këmbën tjetër.

Sfida 30-ditore e squats-ave që do të ndryshojë trupin dhe

Squat i ngushtë

Bëni squats si zakonisht, por duke i mbajtur këmbët pranë njëra-tjetrës.

Sfida 30-ditore e squats-ave që do të ndryshojë trupin dhe

Më poshtë keni të përcaktuar sipas javëve numrin e të gjithë llojeve të squats-ave dhe sa herë duhet t`i përsërisni. Kini parasysh që të bëni një pushim prej 15-30 sekondash midis ushtrimeve dhe bëni një ditë pushim çdo 6 ditë.

Java1: 15 ushtrime të secilit lloj duke i përsëritur 5 herë

Java2: 30 ushtrime të secilit lloj duke i përsëritur 4 herë

Java3: 20 ushtrime të secilit lloj duke i përsëritur 7 herë

Java4: 30 ushtrime të secilit lloj duke i përsëritur 6 herë

Java5: 25 ushtrime të secilit lloj duke i përsëritur 8 herë

Burimi: Cosmopolitan

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon