Kylie Jenner, e pesta më e pasur në botë, këta janë personazhet e famshëm që kryesojnë listën

Nuk është sekret që pasuria e anëtarëve të familjes Kardashian-Jenner rritet dita-ditës. Më e pasurave prej tyre është Kylie Jenner me një pasuri prej 900 milionë dollarësh, madje ajo renditet si personazhi publik i pestë më i pasur në botë. Kylie është e vetmja nga familja që renditet në Top 10-she, edhe pse ka një moshë shumë të re. E gjithë kjo falë biznesit të make up-it, Kylie Cosmetics, i cili i ka siguruar asaj 800 milionë dollarë. Revista Forbes ka publikuar listën e personazheve të famshëm më të pasur në botë dhe Kylie renditet e pesta me një diferencë shumë të vogël me Jay Z.
Në vend të parë kryeson George Lucas me një pasuri prej 5.4 miliardë dollarësh. Në vend të dytë qëndron Steven Spielberg me 3.7 miliardë, i ndjekur në vend të tretë nga Oprah Winfrey me 2.8 miliardë dhe në vend të katërt nga Michael Jordan me 1.7 miliardë.







