Shtrëngata shiu dhe reshje dëbore, moti sjell surpriza në fillim të javës

Nesër troket moti i ftohtë

Nga Class 16 December 2018

Shtrëngata shiu dhe reshje dëbore, moti sjell surpriza në fillim

Fillimi i javës do të rikthejë reshjet e shiut në të gjithë vendin. Sipas IGJEUM, pasditja e së dielës është shoqëruar me reshje të dobëta, por duke filluar nga e hëna, pritet që i gjithë territori të përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore.

Nesër, në shumicën e qarqeve reshjet do të arrijnë deri mesatare, ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër do të jenë intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në disa qarqe, ndërsa në veri dhe në lindje të vendit, në zonat mbi 400 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës.

Shtrëngata shiu dhe reshje dëbore, moti sjell surpriza në fillim

TEMPERATURAT

E hënë, dt.17, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 6 / 12 °C

Në vendet e ulëta: 4 / 8 °C

Në vendet malore: -4 / 5 °C

ERA

Nesër, e hënë, dt.17, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon