Pas fotove që dëshmonin ‘tradhtinë’ e Travis, reagon Kylie
Çfarë ndodhi?

Para pak ditësh në internet qarkulloi një foto në të cilën supozohej se ishte Travis Scott, i cili dukej shumë i afërt me një vajzë. Rezultoi që kjo foto ishte një shaka për të futur në grackë internetin dhe për të bërë zhurmë. Mirëpo, Kylie nuk e ka pritur aspak mirë këtë gjë dhe ka reaguar me një postim në Instastory.

“Nuk e di nëse ky është një eksperiment social për disa njerëz, por keni të bëni me njerëz të vërtetë, marrëdhënie të vërteta dhe familje të vërteta. Jam e lumtur që marrëdhënia jonë është e fortë, sepse kjo është e tepërt. Interneti më tremb me të vërtetë ndonjëherë”, -ka shkruar Kylie.

Edhe motrat e Kylie-t kanë reaguar duke e quajtur këtë gjë të neveritshme. Me sa duket, marrëdhënia e Kylie-t dhe Travis-it vazhdon të jetë e fortë dhe një shaka e tillë nuk mund të ndikojë në lidhjen e tyre.
I hate that I am bringing attention to this but this is absolutely disgusting that you would find this funny to mess with Travis & Kylie who just started a family together. This is really damaging to relationships, families and is just so wrong! pic.twitter.com/KtodBpmiHR
— Kim Kardashian West (@KimKardashian) December 6, 2018
People are absolutely disgusting! The mind games this would do to somebody… That is so completely not OK! This person should be so ashamed of themselves! What filth
— Khloé (@khloekardashian) December 6, 2018



