Nuk ke kohë? Këtë duhet ta lexosh patjetër

Mëngjesi ideal ka vetëm një kosto – 5 minuta. Receta më e shpejtë

Nga Class 29 November 2018

Nuk ke kohë?  Këtë duhet ta lexosh patjetër

Nëse je një nga njerëzit që nuk ulen kurrë në tavolinë për të ngrënë mëngjes, sepse koha nuk të premton asnjëherë, këtë radhë të duhen vetëm 5 minuta për një mëngjes të shëndetshëm dhe super të shpejtë. Ky është një nga mëngjeset që të mësojnë të ulesh në tryezë... vetëm 5 minuta për veten para se të fillosh një ditë të gjatë.

Zgjidhja më e shpeshtë për pjesën më të madhe të ditëve mund të ketë qenë një tas me drithëra dhe kos, ndërsa kjo recetë është më mesdhetare.

Nuk ke kohë?  Këtë duhet ta lexosh patjetër

Mbi të gjitha, koha është vetëm 5 minuta për ta përgatitur dhe 5 deri në 10 për ta ngrënë... Sekreti? 15 minuta për t’u zgjuar më herët.

Spinaq dhe domate të thara (nëse jo, edhe domate të zakonshme)

Nuk ke kohë?  Këtë duhet ta lexosh patjetër

Përbërësit:

2 vezë të mëdha

1/8 lugë çaji kripë e imët

1/2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër

Një majë luge kafe piper i kuq

1/2 filxhani mbushur me spinaq

2 domate të thata (mesatare) të copëtuara

1 lugë gjelle djathë (sipas dëshirës), edhe për garniturë

Një majë luge piper i zi për shije

Majdanoz i freskët i copëtuar, për garniturë (sipas dëshirës)

Nuk ke kohë?  Këtë duhet ta lexosh patjetër

Përgatitja:

Vezët hidhi në një tas të vogël dhe hidhu pak kripë. Përzieji ngadalë derisa të jetë bërë një masë homogjene.

Nuk ke kohë?  Këtë duhet ta lexosh patjetër

Shto pak vaj ulliri në një tigan të mesëm. Ngrohe për rreth 1 minutë me zjarr jo shumë të lartë. Pastaj shto piperin e kuq dhe spinaqin. Përzieji herë pas here derisa të gatuhet spinaqi. Shto domatet e thara, piperin e zi dhe lëri të gatuhen edhe për 30 sekonda të tjera, duke e përzier vazhdimisht. Shto vezët dhe përzieje masën sërish për 30 sekonda deri në 1 minutë, derisa vezët të mos piqen plotësisht. Fike zjarrin dhe lëri edhe për disa sekonda që i nxehti i tiganit të vijojë pjekjen edhe për disa sekonda të tjera. Shto djathin, përzieje dhe më pas hidhi në një pjatë. Spërkate me majdanoz dhe piper.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon