Në 5-vjetorin e ditëlindjes së Troit, Adrola Dushi ka dedikimin më të bukur për të birin
Fjalë zemre!

Për modelen e njohur shqiptare, me një karrierë tashmë ndërkombëtare në Amerikë, Evropë, e gjetkë, roli i mëmësisë është parësor, përpara çdo dalje në pasarelë apo çdo sesioni të ri fotografik. Këtë ajo e ka dëshmuar me fakte, me dedikime, me mesazhe të ndjera dhe gjithçka të shprehur në intervista publike.
Por, sot për Adrola Dushin është një ditë speciale, nga ato që ta mbushin zemrën dhe shpirtin plot. I biri i saj, Troi mbush pesë vjeç dhe modelja ka vendosur që t'ja bëjë të paharrueshme këtë ditë. Nga udhëtimi në parajsën e fëmijëve, Disneyland në Paris, modelja ka bërë urimin më të bukur për Troin e vogël.

Ajo shkruan: "Gëzuar Ditëlindjen, jeta e mamit! Mu bëfsh mbret dhe jeta jote qoftë e mbushur, vetëm me ditë të bardha! S’mund ta besoj që kaluan pesë vite nga dita që kur ti erdhe në jetë, nga një “miush” i vogël, mu bëre një “TROI” i madh! Oh, sa lumturi kam, kur më kap dorën dhe ma puth, oh, sa të adhuroj kur e bën këtë gjest dhe ndjej që më do dhe më kupton akoma më shumë dhe je gjithmonë me mua edhe kur s’jemi pranë!!! Ditët po kalojnë shumë shpejt, o mbreti, por ti do të jesh gjithmonë "miu” i vogël, që jep aq shumë dashuri dhe mirësi. Ti je bekimi dhe dielli që rrezaton për mua, o biri im, TRO! Ti, pa folur të bën të ulesh në gjunjë, e të thuash çdo ditë: “Faleminderit o Zot”! Zoti të bekoftë, biri im”, shkruan ajo.
Dedikim më të bukur nuk mund të prisnim!



