Noizy sapo na prezantoi me pjesëtaren më të re të grupit OTR dhe ju e njihni mirë
Kush mund të ishte tjetër?

Noizy ka publikuar këngën e tij të fundit në bashkëpunim me Dafina Zeqirin vetëm pak ditë më parë. Kënga “A don love” ka arritur deri tani më shumë se 5 milionë e gjysmë klikime dhe duket se është një sukses i vërtetë. Ky ishte bashkëpunimi i parë mes dy këngëtarëve dhe, me sa duket, nuk do të ndalen me kaq.

Në një foto që ka postuar në Instagram, ku shfaqet bashkë me Dafin, Noizy ka njoftuar se tashmë ajo është pjesëtarja më e re e grupit OTR. “Sapo e bëra pjesë të OTR-së”, -ka shkruar këngëtari duke e quajtur Dafinën “mbretëreshë”.



