Lori Hoxha është shpërngulur në Londër dhe ajo sapo na zbuloi arsyen
Nuk e dinim!

Fillimisht u hamendësua se vendimi për të nisur një jetë të re bashkë me partnerin e saj Vis Bajraktari ishte arsyeja e fortë se pse trashëgimtarja e pasur e "Top Channel", vendosi të lërë çdo angazhim këtu për t'u shpërngulur në kryeqytetin britanik.
Mes fotosh të ndryshme, Lori Hoxha na ka treguar thuajse çdo ditë copëza nga jeta e saj e re në Londër! Nga ushqimet e preferuara dhe restorantet që po frekuenton këtë periudhë atje, tek stili i veshjes e blerjet e ndryshme.

Por, nuk është Visi motivi pse ajo është shpërngulur prej disa muajsh në Londër! Në fakt, Lori e ka zbulur vetë përmes programit "Ask me a question"! Një nga fansat e pyet se a është e vërtetë që përfundimi i studimeve është arsyeja pse ajo është zhvendosur në Londër. Përgjigja e saj? "E vërtetë", i ka thënë Lori personit që i ka shkruar.

Tani që e mësuam edhe ne, nuk ka më vend për hamendësime të kota!



