E sulmuan në Prishtinë, Faton Shoshi tregon çfarë ndodhi
Policia vazhdon hetimet

Faton Shoshi, i njohur si menaxheri i disa personazheve të njohur shqiptarë, është përfshirë në një incident të pakëndshëm mbrëmjen e djeshme në Prishtinë. Ai është sulmuar dje rreth orës 23:00 dhe është dërguar në spital, pasi ka pësuar disa dëmtime të lehta në trup. Policia po vazhdon hetimet lidhur me këtë ngjarje dhe raportohet se është arrestuar një person i dyshuar.

Pas kësaj ngjarje, Shoshi ka folur për lajmi.net dhe është shprehur se nuk ishte asgjë serioze. “Nuk ishte asgjë, diçka e vogël. As nuk mundën të më afroheshin, nuk më ka ndodhur asgjë. Kanë tentuar, por nuk mundën, pasi kisha shokët me vete. Ishin me maska dhe nuk i njoha, por isha me disa shokë, ata ndërhynë dhe nuk mundën të më bënin gjë”, ka thënë Shoshi.




