Pas martesës, Chiara Ferragni merr vendimin drastik në lidhje me ish të dashurin

Çfarë bëri?

Nga Class 20 September 2018

Pas martesës, Chiara Ferragni merr vendimin drastik në lidhje me ish

Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni u martua me reperin Fedez më 1 shtator dhe dasma madhështore mori vëmendjen e mediave në të gjithë botën. Kanë kaluar vetëm disa ditë nga dasma dhe Chiara ka filluar të marrë vendime të rëndësishme, siç është vendimi për të pushuar nga puna ish të dashurin e saj, Riccardo Pozzoli. Ferragni dhe Pozzoli kanë qenë të lidhur për gjashtë vite dhe ka qenë pikërisht ai që e ka ndihmuar në themelimin e kompanisë së saj “Tbs Crew”.

Pas martesës, Chiara Ferragni merr vendimin drastik në lidhje me ish

Falë tij lindi blogu “The Blonde Salad”, nëpëmjet të cilit Chiara u bë e njohur në të gjithë botën. Ferragni e ka shkarkuar Pozzoli-n nga të gjitha detyrat e tij në kompani. Nuk dihet nëse kjo gjë ka të bëjë me arsye profesionale apo personale, por gjithsesi ishte diçka që pritej tanimë që blogerja është martuar dhe ka një djalë me Fedez.

Pas martesës, Chiara Ferragni merr vendimin drastik në lidhje me ish

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon