Sirena Amarla dhe një festë ditëlindjeje për të!

Sa bukur!

Nga Class• 3 September 2018

Sirena Amarla dhe një festë ditëlindjeje për të!

Janë ata që i japin kuptim çdo feste, sidomos kur është dita speciale e tyre! Bota e fëmijëve është e kaq e pastër dhe frymëzuese, sa idetë për data të veçanta kalendarike që u dedikohen atyre burojnë nga çiltërsia, por gjithsesi asgjë nuk i lihet rastësisë.

Në gjashtë vjetorin e ditëlindjes së vajzës së tyre, prindërit e Amarlës ia besuan organizimin dhe idetë Class Events, agjencisë më të madhe të organizimit të eventeve në vend. Tematika e preferuar, ishte ajo e sirenës Ariel, e preferuara e fëmijëve të vegjël. Detajet e personalizuara erdhën mjeshtërisht të aplikuara në çdo detaj të festës, nga dekori, tek ëmbëlsirat e ndryshme, tek photo booth-i dhe gjithçka tjetër.

Sirena Amarla dhe një festë ditëlindjeje për të!

Sirena Amarla dhe një festë ditëlindjeje për të!

Sirena Amarla dhe një festë ditëlindjeje për të!

Pasuria e botës nënujore erdhi e shtruar në tryezën e realizuar për fëmijët e të ftuarit e festës. Dominonin nuancat e të bardhës dhe rozës. Ndërsa, një kënd më vehte iu dedikua të rriturve. Detaji tjetër fantastik që ra në sy, ishte tuneli i tollumbacave të blu dhe të bardhë, për të krijuar idenë e një akuariumi gjigant.

Sirena Amarla dhe një festë ditëlindjeje për të!

Animacione, lojëra për fëmijë, festë dhe gjithçka tjetër në këtë atmosferë unike u bë njësh me flladin e detit Adriatik, që ndihej kaq afër për shkak të lokacionit të përzgjedhur për këtë ditëlindje, siç ishte Durrësi!

Sirena Amarla dhe një festë ditëlindjeje për të!

Një gjashtë vjetor ditëlindje për të mos u harruar ai i Amarlës!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon