Dua Lipa dhuron 100 mijë euro për bamirësi në Kosovë

Ku do të shkojnë paratë?

Nga Class 9 August 2018

Dua Lipa dhuron 100 mijë euro për bamirësi në Kosovë

Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa kanë organizuar festivalin e përvitshëm bamirës në Prishtinë “Sunny Hill”. Dhe ashtu siç premtuan, ata dhanë 100 mijë euro për bamirësi. Këto para do të shkojnë për evente kulturore dhe për shkolla muzike në Kosovë. Dua ka ndarë një postim në Instagram, ku tregon mirënjohjen për përkrahësit e këtij eventi.

Dua Lipa dhuron 100 mijë euro për bamirësi në Kosovë

Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e “Sunny Hill Foundation” dhe “Sunny Hill Festival”. “Sunny Hill Foundation” ka shpërndarë 100,000 euro për bamirësi, evente kulturore dhe shkolla të Muzikës në Kosovë. Ju falënderojmë përzemërsisht për ndihmën e juaj dhe urojmë një jetë të gjatë së bashku për përparimin e artit, kulturës dhe rinisë së Kosovës,” -ka shkruar Dua në Instagram.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon