Meghan ndryshon të folurën dhe të gjithë iu kundërvunë duke e quajtur hipokrite

Video

Nga Class 7 July 2018

Meghan ndryshon të folurën dhe të gjithë iu

Meghan Markle është tashmë pjesë e familjes mbretërore dhe i është dashur të ndryshojë shumë gjëra në jetën e saj. Përveç ndryshimit të sjelljes, veshjes dhe jetës së saj në përgjithësi, ajo ka ndryshuar edhe theksin. E folura e saj nuk është më e njëjta dhe kjo duket qartë në një video që po qarkullon në internet.

Meghan ndryshon të folurën dhe të gjithë iu

Në video Meghan shfaqet duke folur me njerëzit me theks britanik. Gjatë daljes së saj në Cheshire me mbretëreshën Elizabeth para pak javësh, ajo ndaloi për të përshëndetur turmën e njerëzve dhe për të folur pak me ta. Teksa fliste për veten dhe diskutonte për motin me njerëzit, askujt nuk mund t`i shpëtonte ndryshimi në të folurën Dukeshës dhe theksi britanik. Kaq duhej që njerëzit të shpërthenin kundër saj në rrjetet sociale. “Jam e zhgënjyer. Meghan nuk duket aspak e vërtetë duke folur me theksin britanik,” -shkruante dikush. Ndërsa një tjetër shprehej: “Më duket hipokrite Meghan me atë theks të shtirur britanik.

Ka pasur edhe nga ata që e kanë përkrahur këtë ndryshim të Dukeshës, duke e justifikuar me faktin që njeriu përshtatet me theksin e njerëzve që e rrethojnë dhe është normale që ajo të flasë me theks britanik, pasi ka rreth një vit që jeton aty.

Meghan ndryshon të folurën dhe të gjithë iu

Juve si ju duket? Ju pëlqen theksi i ri i Dukeshës?

Meghan ndryshon të folurën dhe të gjithë iu

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon