Rikthehet Gymysh, në një serial të ri me aktorin e njohur shqiptar
Abdylhamit, seriali i ri me aktorin shqiptar nis së shpejti në Klan Plus

Sezoni i ri televiziv do të sjellë seriale të reja në Tv Klan dhe Klan Plus. Drejtori i Programacionit në Tv Klan, Albert Dumani, ka zbuluar se duke nisur nga shtatori, në Klan Plus do të nisë një serial i ri historik “Payitaht: Abdylhamit” (Kryeqyteti: Abdylhamit), në disa seri të të cilit shfaqet edhe aktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Nik Xhelilaj.

“Nëse zgjuarsia është 100 gramë, Abdylhamit ka 90 gramë të saj, unë kam 5 gramë dhe të gjithë liderët dhe politikanët e tjerë në botë, kanë 5 gramë që mbetet”, – ka thënë Otto Von Bismarck, kancelari i parë i Gjermanisë.

Siç shkruan Tv Klan, serial ii ri hedh dritë në 14 vitet e fundit të pushtetit të perandorit me të fuqishëm Osman, në shekullin XIX, Abdylhamit Han. Është një histori e vërtetë për një sulltan të vërtetë.

Abdylhamit Han ishte sulltani më modern dhe inovator i të gjitha kohëve. Ai kishte shumë projekte për të ardhmen e shtetit, madje planifikoi edhe një tunel nënujor në Stamboll, i cili u ndërtua në vitin 2017. Ai ishte vizionar dhe filantropist. Sidoqoftë, si pasojë e disa tradhtarëve brenda pallatit, madje edhe brenda familjes së tij, ai nuk arriti dot t’i përfundonte të gjitha projektet e planifikuara. I zgjuari, Sulltani Abdylhamit, përjetoi shumë kohë të vështira dhe shumë suksese duke lënë gjurmë në historinë e politikës botërore të shekullit XIX.

Seriali është një prodhim madhështor nga TRT, gjiganti mediatik që ka prodhuar edhe serialin tjetër historik “Ertugrul”. Një serial me një kast aktorësh që arrin deri në 500 dhe me një staf teknik prej 120 personash.





