Eva Murati bën deklaratën e papritur: ‘Jepuni meritat artistëve shqiptarë’
Një mesazh i fortë

Të qenit pjesë e ekranit, për shkak të angazhimit të saj prej vitesh në profilin publik si një prej prezantueseve më simpatike tonat, Eva Murati është shpesh e ndjeshme ndaj gjërave që prekin pjesën artistike në vend.

Kështu, për asnjë moment ajo nuk i ka zbehur vlerësimet dhe lëvdatat për të gjithë ata këngëtarë shqiptarë me famë botërore, që na bëjnë të ndihemi krenar me prurjet e tyre artistike ndër vite, por sipas deklaratës së fundit që Eva ka bërë në Instagram, ajo i mëshon shumë faktit se përpara se të vlerësojmë artistët me potencial botëror, le të vlerësohen ata që shqiptarë që jetojnë këtu pasi ata janë ambasadorët e vërtetë të artit tonë në botë.
Më shumë ajo shkruan: “Përpos impaktit të jashtëzakonshëm të Rita Orës si një yll që vjen në vendin e vet, dua t’i jap meritat që i takojnë kësaj super vajze që ndezi skenën para saj! Mbështesni artistët vendas, mbi të gjitha ata me talent sepse janë pikërisht ata që ju bëjnë krenarë dhe ambasadorët më të mirë të një vendi!! The sëeetest @kida#kida #girlpër”, përfundon ajo.



