Drejtori i Komunikimit në zyrën e Kryeministrit Edi Rama mban gjithçka të fshehtë nga jeta e tij. Martesa u mor vesh vetëm më vonë, si dhe lindja e fëmijës së parë dhe kështu ka ndodhur dhe me lindjen e fëmijës së dytë.
Djali i Endri Fugës ka lindur para dy muajsh, shkruan News Bomb, por është mësuar vetëm tani nga media.
Endri Fuga dhe bashkëshortja e tij, Besa Pëllumbi janë prindër të një vajze dhe një djali.
Endri është martuar me Besën para disa vitesh, ndërkohë që drejton zyrën e komunikimit të Këshillit të Ministrave që gjatë qeverisjes së parë të Ramës.