Nëse je në grupin e atyre njerëzve që gjithmonë pyesin miqtë apo të afërmit çfarë të dhurojnë për një ditëlindje, për një festë apo një rast të veçantë, këto ide të duhen patjetër. Festat, përveç atmosferës, dritave e ngjyrave të pafundme, janë një gëzim i shtuar edhe sepse marrim e japim dhurata nga të dashurit. Por kjo e dyta nuk është gjithmonë kaq e lehtë. Mes shumë propozimeve, sugjerimeve që të bëhen për të dashurin, mamin, motrën apo shoqen, kjo listë ka një specifikë tjetër – të gjesh dhuratën e veçantë dhe origjinale që, ndoshta, askujt nuk i ka shkuar në mendje.

Për mamin

Për mamin, një set peshqirësh të qendisur nuk janë një dhuratë e zakonshme. E gjeni lehtësisht në Dimstel, përballë gjimnazit “Petro Nini Luarasi" në Tiranë.

Për motrën

Thonë se kur dhuron një portofol, ai nuk duhet të jetë bosh. Mirë është të vendosësh brenda tij një shumë simbolike, në mënyrë që personi që merr dhuratën të mos mbetet kurrë pa para. E kujt tjetër veç motrës mund t’ia urosh këtë? Është ndër njerëzit që ia di më mirë shijet dhe ndër njerëzit e afërt që, shumë apo pak, do ta ndajë atë shifër brenda portofolit gjithmonë me ty. Mund ta gjeni tek 'Cliche' për vetëm 2000 lekë.

Për kolegen

Orbita Design & Printing ofron shumë produkte për t’i bërë të lumtur njerëzit e dashur. Nëse një prej atyre është edhe një kolege e punës, atëherë kjo axhendë e gdhendur me emrin e saj do të ishte zgjedhje ideale. E gjeni fare thjesht: përballë Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Për shoqen

Nëse ke një shoqe të fiksuar pas modës dhe deri tani nuk ke vendosur se ç’dhuratë t’i bësh, zgjidh një kapelë. Shumë elegante, chic, moderne dhe që kushton shumë pak. Mund ta gjesh tek “Clishe” për vetëm 2000 lekë. E themi me bindje se ajo do të mbetet shumë e kënaqur, por jo më pak i kënaqur do të mbetet edhe portofoli yt.

Për partneren

Nganjëherë duket e vëshirë të gjesh një dhuratë të veçantë për partneren. Jo vetëm sepse ia di të gjitha shijet, por edhe sepse, ndoshta, të duket se i ka të gjitha. Mos harro! Vajzat nuk thonë kurrë “mjaft” kur është fjala për dhuratat (se mos vetëm ato).

Ide brilante do të gjeni tek Artifiko, pranë zonës së Ish-Bllokut, në Tiranë. Me një tarifë ekonomike, këtu mund të personalizoni disa prej momenteve tuaja më të bukura: në një kalendar, në një foto të stampuar në një pllakë guri apo edhe në një kornizë.

Kjo që shihni në foto kushton 2 mijë lekë. Nëse Google nxjerr vajzën më të bukur me emrin e saj, i ke marrë të gjitha pikët.

Këtë fundvit, partneres mund t’i dhurosh edhe një unazë. Mos u frikësoni djema, nuk është nga ato unazat tipike që nënkuptojnë se marrëdhënia juaj ka kaluar në një hap më serioz, por është shumë elegante dhe, mbi të gjitha, kushton shumë pak. Një të tillë mund ta gjesh te Rivaldi’, në rrugën “Sami Frashëri”, në Tiranë, për vetëm 1900 lekë. Meqenëse është atmosferë festash, zgjidh unazën me gurin e kuq, por edhe mundësi të tjera, natyrisht.

Për partnerin

Një shall që të jetë ngrohtë dhe kur nuk je ti pranë. Te Zara në TEG i gjeni me një çmim 1990 lekë.

Për miqtë e sapomartuar

Kjo kambanë e qeltë nuk është aq e zakonshme sa duket në këtë foto. Nëse një çift sapo është kurorëzuar, është në pritje të një fëmije apo sapo janë bërë prindër, një prej këtyre dhuratave do ta lumturojë pa masë. Edhe dritat që ndizen brenda kambanës e bëjnë edhe më interesante dhe origjinale idenë.

Për prindërit

Një kornizë familjare me foton e festave do të ishte një zgjedhje e veçantë për familjen në fundvit. Është një kujtim që mund ta ngrish në një pllakë guri dhe ta vendosësh në hyrje të shtëpisë. Artifiko të jep një mundësi tjetër për dhuratën e familjes.

Vera është dhurata që nuk zhgënjen kurrë. Ok, është dhurata që e ndesh më dendur, por edhe dhuratë pa kohë. Nëse nuk të vjen në mendje një gjë më origjinale, vera është gjithmonë In. Një paketim të gatshëm me shifër ekonomike e gjeni te Napoleon, në disa pika në Tiranë - pranë sheshit Willson, është njëra prej tyre.

Për fëmijët

Libra. "Këngë Krishtlindjesh" nga Pegi, vetëm 1000 lekë, do të bashkonte festat me të lexuarit, që duhet t'ua ushqeni fëmijëve tuaj. Mund ta zëvendësoni me ndonjë ose disa tituj që ju kanë mbetur në mendje nga fëmijëria juaj dhe kanë luajtur rol në formimin tuaj. Më shumë sesa një dhuratë, një copëz në ndërtimin e fëmijës.