Ornella Muti pranon që ka tradhtuar bashkëshortin me Adriano Celentano-n gjatë xhirimeve

Më shumë sesa role

Nga Class 4 October 2017

Ornella Muti pranon që ka tradhtuar bashkëshortin me Adriano

Me filmin "Innamorato pazzo" jemi dashuruar të gjithë në vitet kur ai shfaqej në ekranin e vetëm të televizionit shqiptar. Nuk harrojmë humorin e Celentano-s, bukurinë e Ornella-s dhe kiminë e jashtëzakonshme të atyre të dyve, që me ç'kuptohet nuk paska qenë e gjithë aktrim.

Adriano Celentano ka zbuluar para ca kohësh që ai ka pasur një marrëdhënie intime me aktoren e bukur gjatë xhirimeve të filmit, që, më pas, Ornella e ka pranuar.

 “Po, kam tradhtuar vetëm një herë dhe e kam bërë me Adriano Celentanon. Adriano nuk duhet ta kishte treguar, të paktën pa më thënë. Ta hajë dreqi. Me mua, e kanë provuar thuajse të gjithë. E kam kaluar gjithë jetën duke u mbrojtur nga meshkujt”, ka treguar ajo per “Il Messaggero”. Ajo se bashku me Celentanon numerojne disa filma, shume te njohur dhe te dashur edhe per shqiptaret, shkruan Panorama.

Ornella Muti pranon që ka tradhtuar bashkëshortin me Adriano

Ata kane xhiruar bashkë në 1980, por duket se tradhtia ndodhi gjate xhirimit “Innamorato pazzo”. Ajo tregon se pikërisht ai episod është tradhtia e saj e vetme. Federico Fachinetti ishte burri i dytë i aktores, deri në 1996, pas Alessio Orano (1975-1981). Nga një lidhje e shkurtër me producentin spanjoll José Luis Bermúdez de Castro, ka edhe vajzën Naike Rivelli, që mban mbiemrin e aktores.  Ornella Muti është emri i artit të Francesca Romana Rivelli-t.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon