Gabim në llogaritjen e pikëve, ja kush është fituesi i vërtetë i YFSF

Fituese është Trixa

Nga Class• 29 May 2017

Gabim në llogaritjen e pikëve, ja kush është fituesi i

Nuk ndodh rrallë edhe nëpër edicione të mëdha botërore që kompjuteri gabon në llogaritjen e pikëve. Duket se këtë ka bërë edhe mbrëmjen e sotme të YFSF, edhe pse çmimi, në thelb, ishte i të gjithë konkurrenteve.

Pas një llogaritjeje përfundimtare të pikëve, fituesja e vërtetë e edicionit të dytë është këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila ndahet nga Valon Shehu me një pikë diferencë. Edhe pse produksioni ka shpallur fitues Valonin, në të vërtetë Trixa është ajo që e ka merituar kupën sonte në bazë të pikëve të mbledhura.

Gabim në llogaritjen e pikëve, ja kush është fituesi i

Beatrix Ramosaj është vlerësuar nga juria me 29 pikë; përkatësisht nga Olta dhe Albëria me 10, ndërsa Çani me 9 pikë. Po kështu, ajo është votuar edhe nga dy kolegë të saj, Shpati dhe Valoni, me 5 pikë secili duke shkuar në total 39 pikë.

Gabim në llogaritjen e pikëve, ja kush është fituesi i

Valon Shehu, nga ana tjetër, është vlerësuar me pikët maksimale të jurisë nga Albëria dhe Çani (24), ndërsa nga Olta me 9 pikë. Bashkë me 5 pikët që ka marrë edhe nga Flaka Krelani, Valoni ka shkuar në total me 38 pikë.

Kështu, pika e vetme që bën diferencën ia ka dhënë të gjithë meritën Trixës. Produksioni, duke kërkuar ndjesë për ngatërresën, uron Trixën për fitoren e merituar.

 Gabim në llogaritjen e pikëve, ja kush është fituesi i

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon