Kur këndonte Rudina Magjistari … eksperienca e rrallë e 13 vjetëve më parë
Aftësitë në prezantim Rudina Magjistari i ka shfaqur shumë herët, aq sa edhe daljet e para në ekran publiku ia kujton me vështirësi. Por në raste si këto, kur ajo bëhet nostalgjike e u rikthehet kujtimeve, interesi për të është po i njëjtë si edhe sot. Këtë mëngjes, Rudina ka postuar një video në Instagramin e saj 13 vjet më parë, në një prej spektakleve të organizuar nga Tv Klan, “Maratona e këngës.” Ishte koha kur moderatorja e njohur e Tv Klan i kishte kaluar sfidat e prezantimit dhe, meqë spektakli i dedikohej këngës, edhe ajo ka provuar të këndojë “Lulet e majit.”
Duke e komplimentuar për pamjen dhe zërin, disa nga miqtë virtualë i propozojnë edhe përsëritjen e kësaj përvoje të rrallë e të bukur.
Në video, ndjekësit e Rudinës ka vënë re edhe një personazh tjetër të njohur. Amarda Toska, në fillimet e veta si balerinë e Tv Klan, shfaqet për një moment në videon e postuar nga Rudina.
Ndërsa rubrika “Before and After”, pas 13-vjetësh, në këtë rast nuk funksionon. Nuk ka asnjë ndryshim apo jo?



