Shqipëria fiton Medaljen e Publikut në Bienalen e Dizajnit në Londër

Vepra e Helidon Xhixhës mbështetet nga votuesit

Nga Class• 24 September 2016

Në Londër është duke u zhvilluar Bienalja e Dizajnit dhe veprat e ekspozuara në qytet kanë qenë në votim për publikun nga data 7 deri më 19 shtator. Në to bënte pjesë edhe Shqipëria me veprën e Helidon Xhixhës “Bliss”. Pas datës 19 shtator londondesignbiennale.com ku bëheshin votimet ka shpallur rezultatet dhe Shqipëria ka dalë fituese.

Një lajm shumë i bukur dhe gati i papritur për artin modern shqiptar. Në këtë biennale ishin dhënë më parë edhe çmimet e jurisë ndërkombëtare. Ato ishin Medalja e Bienales së Dizajnit Londër 2016 (Liban), Medalja Utopia (Rusi) dhe Medalja Jaguar e Inovacionit (Zvicër).

#foto

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon