Mother, një film për Nënë Terezën çel Tirana International Film Festival

Nga Class 10 September 2026

WhatsApp Image 2026-09-10 at 13.44.18.jpeg

Mother, nga regjisorja e njohur e Maqedonisë së Veriut Teona Strugar Mitevska, do të jetë filmi hapës i edicionit të 24-t të Tirana International Film Festival.

Një film i fuqishëm për Nënë Terezën, i vendosur në Kalkutë në vitin 1948, në një moment vendimtar të jetës së saj, kur besimi, ambicia dhe detyra përplasen, duke e përballur me një dilemë të thellë personale.

Mother pati premierën si filmi hapës i Orizzonti në edicionin e 82-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, duke sjellë një portret intim dhe thellësisht njerëzor të një prej figurave më të njohura të shekullit XX.
Filmi u vlerësua me Çmimin për Kontributin më të Mirë Artistik në Tokyo International Film Festival.

Me një karrierë të vlerësuar ndërkombëtarisht, Teona Strugar Mitevska është autore e God Exists, Her Name Is Petrunya, film i cili ka fituar më shumë se 20 çmime, si çmimin Ecumenical Prize dhe Guild Film Prize në Gjermani.

Hyrja vetëm me ftesa.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon