Monika Lubonja rikthehet në Instagram: “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”

Pas ditësh të tëra në qendër të vëmendjes publike, Monika Lubonja është rikthyer në Instagram me një video të re dhe një fjali që nuk ka kaluar pa u komentuar.
“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, dëgjohet të thotë aktorja në materialin e publikuar së fundmi.
Në një tjetër moment, shprehja mund të ishte kaluar si një batutë e zakonshme. Por koha kur ajo është publikuar ka bërë që shumë ta lidhin me zhurmën mediatike të ditëve të fundit, pas qarkullimit në rrjet të materialeve private ku u përfshi edhe emri i Lubonjës.
Nuk është e qartë nëse fjalia është menduar si një përgjigje e tërthortë ndaj gjithë situatës apo nëse është thjesht pjesë e videos promovuese ku aktorja shfaqet. Vetë Monika nuk ka dhënë një shpjegim tjetër për postimin, duke lënë hapësirë për interpretime.
Pak ditë më parë, ajo reagoi publikisht për herë të parë për çështjen, duke folur për cenimin e privatësisë dhe të besimit të saj.
Në deklaratën e saj, Lubonja bëri të qartë se nuk kishte pasur dijeni për regjistrimin dhe se nuk kishte dhënë pëlqimin për publikimin apo shpërndarjen e pamjeve.
Aktorja njoftoi gjithashtu se kishte zgjedhur ta ndiqte çështjen në rrugë ligjore, duke iu drejtuar institucioneve përkatëse.



