Miri thumbon Selinin pas intervistës?

Nga Class 30 July 2026

Miri thumbon Selinin pas intervistës?

Një postim i Mirit ka rikthyer vëmendjen te raporti i tij me fituesen e "Big Brother VIP Albania 5", Selin Bollati.

Pak orë pasi Selini ishte e ftuar në emisionin "Pushime On Top", ku foli për rrugëtimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këngëtari publikoi një mesazh në InstaStory që u interpretua nga ndjekësit si një thumbim i tërthortë ndaj saj.

"Dhelpra kur nuk i kapi rrushët, sigurisht që ishte i prishur. Kështu që thuajeni me zë të lartë se kush ju çoi në finale, se nuk është turp! Ps. Tfala nga 006-ta", shkroi Miri.

Miri thumbon Selinin pas intervistës?

Edhe pse ai nuk përmendi asnjë emër, koha e publikimit dhe referenca për finalen bënë që postimi të lidhej menjëherë me deklaratat e Selinit në intervistën e saj.

Gjatë javëve të para të "Big Brother VIP Albania 5", Selini dhe Miri krijuan një nga aleancat më të forta të shtëpisë. Megjithatë, me zhvillimin e lojës, raporti mes tyre u përkeqësua, duke u shoqëruar me debate dhe përplasje të vazhdueshme.

Pavarësisht tensioneve, të dy arritën deri në finalen e madhe, ku Selin Bollati u shpall fituese e edicionit, ndërsa Miri e mbylli garën në vendin e dytë.

Deri më tani, Miri nuk ka sqaruar nëse mesazhi ishte vërtet një reagim ndaj Selinit, ndërsa as fituesja e BBVA 5 nuk ka komentuar publikisht postimin e tij.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon