Martoi gjithë Shqipërinë me këngët e saj, pse Artjola Toska nuk ka organizuar dasmë për veten?

Artjola Toska është një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, veçanërisht kur bëhet fjalë për dasmat dhe festat familjare. Megjithatë, ndonëse ka qenë pjesë e gëzimit të shumë çifteve ndër vite, këngëtarja ka zgjedhur të mos organizojë një ceremoni martesore për veten.
Kjo temë u diskutua gjatë një interviste në emisionin “Live me Luizin”, ku moderatori Luiz Ejlli e pyeti këngëtaren me humor se si kishte mundësi që kishte festuar martesat e kaq shumë shqiptarëve, por nuk kishte bërë një dasmë të sajën.
“Ti ke martuar treçerekun e Shqipërisë, për vete pse nuk bëre dasmë?”, ishte pyetja e Luizit, ndërsa Artjola iu përgjigj me sportivitet: “Nuk kisha data”.
Biseda vijoi mes batutave, me Luizin që i sugjeroi se mund të kishte gjetur edhe një ditë tjetër për të organizuar festën. Ai e pyeti gjithashtu nëse këngëtarja dhe partneri i saj kishin menduar ta realizonin një dasmë në të ardhmen.
Por përgjigjja e Artjolës la të kuptohej se një festë e tillë nuk është më në planet e çiftit. Për të, vitet e kaluara së bashku dhe marrëdhënia e qëndrueshme kanë më shumë rëndësi sesa një ceremoni madhështore.
“Po jo mo, çfarë do bëjmë dasmë tani. Me rëndësi që jemi bashkë prej kaq vitesh, të lumtur, të shëndetshëm, me një lidhje shumë solide”, u shpreh këngëtarja.



