Manikyri ngjyrë çokollate i Hailey Bieber duket për t’u ngrënë

Kemi provuar efektin “glazed doughnut” me pudër kromi, “syrup nails” me manikyr gjysmëtransparent, madje edhe dekorime të vogla me fruta. Por këtë vjeshtë radha është e nuancës mocha. Frymëzimi, sigurisht, vjen sërish nga manikyri i fundit i Hailey Bieber.
Ndërsa e kuqja e errët merlot po tërhiqte vëmendjen gjatë Javës së Modës në Paris, me Uma Thurman dhe Naomi Watts mes personazheve që e kishin zgjedhur, Bieber u shfaq në sfilatën e Saint Laurent për pranverën dhe verën 2027 me një nuancë pak më të errët. Në thonjtë e saj karakteristikë në formë bajameje mbizotëronte një kafe e thellë, plot shkëlqim, diku mes çokollatës së ngrohtë dhe kafesë espresso. Me pak fjalë, një manikyr mocha.
Zgjedhja dukej edhe më e menduar po të shihje ndryshimin e fundit të ngjyrës së flokëve. Bieber ka lënë pas nuancën e ngrohtë “cookie butter”, një përzierje mes biondes dhe kafes, për një ngjyrë çokollate të errët e plot shkëlqim, duke përqafuar tonet më të thella të stinës.
Për më shumë frymëzim, ja edhe disa variante të manikyrit mocha:
Blu mbi kafe

Mocha me efekt të lustruar

Çokollatë me shkëlqim
Një nuancë mocha për çdo thua

Kafe në tone të zbutura

Kafe me efekt ombré




