Maluma bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë djali i tij

Familja e Maluma-s është zgjeruar. Këngëtari kolumbian dhe partnerja e tij, Susana Gómez, janë bërë prindër për herë të dytë, këtë herë të një djali.
Lajmin e bëri publik vetë artisti përmes Instagramit, ku ndau një fotografi nga materniteti. Në imazh, Maluma shfaqet me të porsalindurin në krahë, pranë Susana-s, duke prezantuar kështu edhe anëtarin më të ri të familjes.
Çifti ka zgjedhur për të birin emrin Orión Londoño Gómez.
Sipas raportimeve të mediave kolumbiane, Orión ka ardhur në jetë më 14 shtator në Medellín, qyteti ku ka lindur dhe është rritur vetë Maluma.
Maluma dhe Susana Gómez janë bashkë prej vitit 2020, ndërsa në mars të vitit 2024 u bënë prindër për herë të parë. Vajza e tyre, Paris Londoño Gómez, tashmë merr rolin e motrës së madhe.
Përtej karrierës ndërkombëtare, vitet e fundit Maluma ka folur gjithnjë e më shpesh për mënyrën se si atësia ka ndryshuar prioritetet dhe raportin e tij me jetën.
Pas lindjes së Paris, në një intervistë për “Allure” në vitin 2024, ai tregonte se ardhja e vajzës kishte ndryshuar gjithçka.
“Gjithçka ndryshoi. Dhe më pëlqen. Tani zgjohem çdo ditë me dëshirën për të pushtuar botën”, shprehej ai në atë kohë.
Dy vite më vonë, familja është bërë katërshe. Paris ka tashmë një vëlla të vogël dhe Maluma e Susana nisin kapitullin e tyre të ri si prindër të dy fëmijëve.



