Loredana Brati pritet të marrë drejtimin e këtij emisioni televiziv

Loredana Brati duket se po përgatitet për një rikthim në ekran, këtë herë jo si konkurrente, por në rolin e moderatores.
Pas eksperiencës së saj në “Big Brother VIP Albania”, Loredana raportohet se do t’i bashkohet sezonit të ri të “Big Brother VIP Kosova”, ku pritet t’i besohet drejtimi i emisionit “Big Talk”.
Sipas burimeve të IndeksOnline, ish-banorja e BBVA është zgjedhur për të moderuar formatin që shoqëron zhvillimet e reality show-t dhe sjell diskutime, analiza e komente rreth dinamikave brenda shtëpisë.
Ky angazhim do të shënonte një hap të ri në rrugëtimin televiziv të Loredanës. Pasi publiku e njohu si protagoniste të një reality show, këtë herë ajo do të kalojë në anën tjetër të studios, duke marrë përsipër drejtimin e një programi të lidhur me të njëjtin format.
Eksperienca e saj si ish-banore mund t’i japë edhe një këndvështrim të veçantë në diskutimet për konkurrentët, pasi Loredana e njeh nga afër presionin, emocionet dhe dinamikat që krijohen gjatë qëndrimit brenda një shtëpie të monitoruar 24 orë.
Megjithatë, deri tani nuk ka ardhur një konfirmim zyrtar nga produksioni i “Big Brother VIP Kosova” apo nga vetë Loredana Brati.



