“Liria ka emër”, Dua Lipa dhe Rita Ora reagojnë pas vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Nga Class 17 September 2026

dua-dhe-rita.png

Dua Lipa dhe Rita Ora i janë bashkuar reagimeve publike pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. 

Dy artistet me origjinë nga Kosova përdorën profilet e tyre në Instagram për të shpërndarë mesazhe lidhur me UÇK-në dhe luftën e Kosovës.

Dua Lipa rishpërndau dy postime të babait të saj, Dukagjin Lipa. Në njërin prej tyre shfaqej emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me mesazhin “Liria ka emër”. Në një tjetër publikim renditeshin të dhëna për viktimat dhe pasojat e luftës në Kosovë. 

-900-0-1789589916ximg-5119-888.jpeg-900-0-1789589916ximg-5118-649.jpeg

Edhe Rita Ora reagoi përmes InstaStory. Artistja publikoi një imazh të “Image of Kosovo”, ku shfaqej emblema e UÇK-së, shoqëruar me mesazhin: “Duke luftuar për Kosovën që sot e quajmë shtëpi.” 

-900-0-1789589917ximg-5113-154.jpeg

Reagimet e tyre erdhën më 16 shtator, në të njëjtën ditë kur Dhomat e Specializuara shpallën aktgjykimin e shkallës së parë. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet. Koha e kaluar në paraburgim llogaritet në dënim dhe vendimi mund të apelohet. 

Procesi dhe vendimi kanë shkaktuar reagime të forta në Kosovë dhe diasporë. Edhe përpara shpalljes së aktgjykimit, mijëra qytetarë ishin mbledhur në Prishtinë në mbështetje të katër ish-drejtuesve, të cilët gjatë procesit i kishin mohuar akuzat. 

Dua Lipa dhe Rita Ora nuk publikuan deklarata të zgjeruara mbi arsyetimin juridik të vendimit. Qëndrimin e tyre e përcollën përmes simboleve dhe mesazheve të lidhura me UÇK-në, lirinë dhe kujtesën e luftës së Kosovës. 

Me audiencat e tyre prej dhjetëra milionë ndjekësish në mbarë botën, reagimi i dy artisteve e çoi një debat që prej ditësh dominon hapësirën publike në Kosovë edhe te një publik shumë më i gjerë ndërkombëtar.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon