Ledion Liço reagon pas zjarrit në Top Albania Radio: “Një mëngjes i trishtë”

Nga Class• 22 October 2026

Ledion Liço reagon pas zjarrit në Top Albania Radio: “Një

Ledion Liço ka reaguar pas zjarrit që përfshiu ambientet e Top Albania Radio, duke bërë të ditur se të gjithë janë mirë dhe se po punohet për rikthimin e normalitetit.

Në një postim në Instagram, krahas pamjeve nga brenda ambienteve të radios, ai e ka cilësuar ngjarjen si një mëngjes të trishtë për stafin dhe dëgjuesit.

“Një zjarr i papritur ka dëmtuar studiot tona duke na bërë të pamundur transmetimet tona normale”, shkruan Liço.

Ai thekson se, pavarësisht tronditjes nga ngjarja, ekipi po punon për t’iu rikthyer punës. Në mesazhin e tij, Liço falënderon dëgjuesit për mirëkuptimin dhe dashurinë, duke i siguruar: “Jemi të gjithë mirë”.

Zjarri ka ndërprerë programacionin e Top Albania Radio, duke bërë që edhe emisioni i mëngjesit “Wake Up”, i cili transmetohet njëkohësisht në Top Channel, të mos dalë në transmetim.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon