Kylie Jenner dhe Selena Gomez bien dakord: manikyri “tomato red” është ngjyra e momentit

Nga Class 25 August 2026

nailsbyzola.png

Kur Kylie Jenner po kërkonte manikyrin e saj të verës, kishte vetëm një ide në mendje: një të kuqe të ndezur. Bashkë me manikyristen e saj të preferuar, Zola Ganzorigt, provoi disa nuanca derisa përfundoi te OPI A Red Vival City. Dhe kështu u kurorëzua edhe një nga ngjyrat më të forta të manikyrit për këtë verë: e kuqja domate.

Prej disa vitesh vera ka qenë nën shenjën e estetikës “tomato girl”, asaj atmosfere që të çon menjëherë te një pushim ideal në Itali, me diell, fruta të pjekura, aperitivo dhe një lloj elegance të pakujdesshme. Ajo që nisi si një estetikë verore, tani ka përfunduar edhe te ngjyrat e bukurisë: e kuqja me nuanca portokalli ka pushtuar pasarelat, blush-et, buzëkuqët dhe tani edhe thonjtë.

Kylie Jenner, Selena Gomez, Hailey Bieber dhe shumë të tjera po e mbajnë pikërisht këtë nuancë.

“Është shumë e gjallë, e ndritshme dhe argëtuese”, shpjegon Zola Ganzorigt për Vogue. “Domatet janë gjithashtu një frut klasik i verës, ndaj ngjyra të sjell natyrshëm ndër mend atë ndjesinë e sezonit, motin e bukur dhe ditët e ngrohta. Është perfekte për verë.”

Edhe manikyristja e VIP ave Sonya Meesh është e të njëjtit mendim: “Domatet janë në sezon dhe janë të shijshme. Është një e kuqe e ngrohtë dhe vibrante që duket bukur në çdo ton lëkure.”

SnapInsta.to_730588759_18602553343011441_2318449627115396016_n.jpg

Çfarë është saktësisht “tomato red”?

Nuanca që zgjodhi Kylie Jenner, OPI A Red Vival City, sipas Ganzorigt është shembulli perfekt i kësaj të kuqeje. Nuk është bordo, nuk është e kuqe e errët dhe as një e kuqe klasike e ftohtë. Është më e ngrohtë, e ndritshme dhe me një prekje të lehtë portokalli.

“Ka atë efektin e gjallë dhe plot shkëlqim që të kujton ngjyrën e një domateje të pjekur në mënyrë perfekte”, thotë ajo.

Por sigurisht nuk ekziston vetëm një version i së kuqes domate. Sonya Meesh thotë se me një të kuqe Chanel është e vështirë të gabosh dhe sugjeron Le Vernis Longwear Nail Colour në nuancën 147 Incendiaire.

Për ata që duan një manikyr më rezistent, Essie Gel Couture në Electric Geometric është një tjetër alternativë. Nëse preferoni një të kuqe pak më të pasur dhe me nënton blu, mund të frymëzoheni nga manikyri që Tom Bachik krijoi për Selena Gomez në videoklipin “Sunset Blvd”.

Dhe për ata që duan ta marrin trendin fjalë për fjalë, ekziston edhe Hello Tomato në nuancën Tomato.

Si ta mbajmë manikyrin të ndritshëm për më gjatë

Si çdo e kuqe e fortë, edhe “tomato red” duket më bukur kur manikyri është i pastër, me shkëlqim dhe pa cepa të dëmtuar. Për këtë arsye, përgatitja e thoit është po aq e rëndësishme sa ngjyra.

Ganzorigt këshillon përdorimin e një baze të mirë para llakut dhe një top coat në fund. Po ashtu, vaji për kutikulat ndihmon që manikyri të duket i freskët për më gjatë.

“Është shumë e rëndësishme ta përgatitësh mirë bazën që manikyri të zgjasë”, shpjegon ajo. “Dhe përdorimi i rregullt i vajit për kutikulat e mban pamjen të rregullt.”

Sonya Meesh shton se nuk është vetëm teknika ajo që përcakton sa zgjat manikyri, por edhe mënyra si i përdorim duart në përditshmëri. Mund ta kesh përgatitur në mënyrë perfekte, por nëse lan vazhdimisht enët, punon shumë me duar ose i ekspozon thonjtë ndaj goditjeve, llaku do të dëmtohet më shpejt.

Po forma e thonjve?

Edhe këtu Kylie Jenner mund të jetë referenca. Këtë herë ajo zgjodhi thonj të shkurtër me formë katrore të zbutur.

Sipas Ganzorigt, është një nga format më elegante për këtë ngjyrë, sepse i jep thoit një pamje të pastër dhe të kuruar, por pa e bërë të duket artificiale.

Dhe ndoshta kjo është pikërisht arsyeja pse trendi funksionon kaq mirë: nuk kërkon nail art të komplikuar, gjatësi ekstreme apo detaje të shumta. Mjafton një e kuqe e fortë, e ngrohtë dhe me shkëlqim.

Pra, edhe nëse këtë verë nuk ia dolët të jetonit “la dolce vita” në Bregun e Amalfit, mund të merrni pak nga ajo atmosferë me vete kudo që jeni.

Mjafton një shishe manikyr në ngjyrën e një domateje të pjekur.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon