Kush do të jetë James Bond i ardhshëm? 18 emrat që po përfliten për rolin e 007

E ardhmja e James Bond po hyn në një epokë krejt të re.
Vitin e kaluar, fansat e agjentit 007 morën lajmin që ndryshoi ekuilibrat e një prej sagave më të famshme të kinemasë: Barbara Broccoli dhe Michael G. Wilson, fëmijët e producentit legjendar Albert R. “Cubby” Broccoli dhe njerëzit që kishin kontrolluar krijimin e filmave Bond prej viteve ’90, ia kaluan kontrollin kreativ Amazon Studios.
Amazon kishte blerë MGM në vitin 2022 dhe, sipas raportimeve, ka paguar më pas rreth 1 miliard dollarë shtesë për të marrë liri më të madhe mbi zhvillimin e universit të James Bond.
Pak muaj më vonë erdhi edhe një tjetër lajm i madh: Denis Villeneuve, regjisori i nominuar për Oscar dhe emri pas sagës “Dune”, do të drejtojë filmin e ardhshëm.
Por pyetja më e rëndësishme mbetet ende pa përgjigje: kush do ta veshë smoking-un e 007 pas Daniel Craig?
Sipas raportimeve të “Deadline”, Villeneuve pritet ta nisë kërkimin për aktorin e ri pas përfundimit të “Dune: Part Three”. Ideja, të paktën deri tani, është të gjendet një fytyrë relativisht e re, mundësisht jo një superstar i konsoliduar, në fund të të 20 ave ose fillim të të 30 ave.
Megjithatë, gara mbetet e hapur. Nga aktorë pothuajse të panjohur te disa prej emrave më të mëdhenj të Hollywood it, këta janë kandidatët që përfliten aktualisht.
Jack Barton
Emri që papritur ka hyrë fuqishëm në garë është Jack Barton.
Sipas “Page Six”, aktori i ri është kthyer në një nga surprizat më të mëdha të casting ut dhe mund të jetë pikërisht profili që producentët po kërkojnë.
Barton ka luajtur në “Poor Things”, “SAS: Rogue Heroes” dhe “Heartstopper”, ku interpretoi vëllain më të madh të Nick, personazhit të Kit Connor.
Ka eksperiencë, por ende nuk është një emër i konsumuar nga Hollywood i. Pikërisht kjo mund të jetë pika e tij më e fortë.
Sipas burimeve të medias, ai mund të jetë “i duhuri”.
Callum Turner
Callum Turner si James Bond? Në fakt, ideja funksionon shumë mirë.
Aktori londinez ka elegancën, karizmën dhe atë lloj sigurie të natyrshme që roli kërkon. Performancat e tij në “Emma”, “Masters of the Air” dhe “The Capture”, ku mori edhe një nominim BAFTA TV, kanë treguar se është shumë më tepër sesa thjesht një fytyrë e bukur.
Nuk është krejtësisht i panjohur, por ende nuk ka arritur atë nivel fame që do ta bënte zgjedhjen tepër të parashikueshme.
Dhe sigurisht ka edhe një detaj që interneti e adhuron: bashkëshortja e tij, Dua Lipa.
Një cameo e Dua-s si Bond girl dhe një këngë e re e saj për kolonën zanore? Fantazia e fansave ka nisur tashmë.
Aaron Taylor Johnson
Për një kohë të gjatë, Aaron Taylor Johnson konsiderohej favoriti kryesor.
Ylli i “28 Years Later” është mësuar me skena aksioni, ka eksperiencë me stunts dhe ka treguar se mund të kalojë nga blockbuster-at te role shumë më të errëta dhe komplekse.
Performanca e tij në “Nocturnal Animals” i solli një Golden Globe dhe një nominim BAFTA.
Nuk është aspak një fytyrë e re, por është shumë e lehtë ta imagjinosh me smoking, pranë një tavoline pokeri dhe me një martini në dorë.
Harris Dickinson
Në moshën 29 vjeçare, Harris Dickinson duket pothuajse si kandidati ideal për vizionin që përflitet se ka Villeneuve.
Aktori londinez ka ndërtuar një karrierë prestigjioze me filma si “Beach Rats”, “Triangle of Sadness”, “Scrapper”, “Babygirl” dhe “Urchin”, të cilin edhe e ka drejtuar.
Ai respektohet shumë në industrinë e filmit, por ende nuk është një A lister në kuptimin tradicional.
Kjo e bën zgjedhjen interesante, sepse do të kujtonte pak momentin kur Daniel Craig kaloi nga aktor i respektuar në një nga fytyrat më të famshme të planetit.
Dhe me Dickinson që do të interpretojë John Lennon në filmat e ardhshëm për Beatles, profili i tij vetëm sa po rritet.
Dev Patel
Dev Patel tashmë ka provuar se mund të jetë një hero aksioni.
Në debutimin e tij regjisorial “Monkey Man”, ai lufton, godet, përfshihet në ndjekje automobilistike dhe mban pothuajse të gjithë filmin mbi shpatulla.
Por CV ja e tij është shumë më e gjerë: “The Green Knight”, “The Personal History of David Copperfield”, “Lion”, “Slumdog Millionaire” dhe “Skins”.
Ka fituar BAFTA, SAG dhe Critics Choice Award, si dhe ka marrë nominim për Oscar.
Do të ishte një Bond jo konvencional, por pikërisht për këtë shumë interesant.
Daryl McCormack
Aktori irlandez 32 vjeçar fitoi vëmendje me “Good Luck to You, Leo Grande”, “Peaky Blinders” dhe “Bad Sisters”.
Ka dy nominime BAFTA dhe po shfaqet gjithnjë e më shpesh në projekte prestigjioze, përfshirë thriller in “Wake Up Dead Man: A Knives Out Mystery” të Rian Johnson.
Ka karizëm, elegancë dhe ende nuk është një superstar i mbiekspozuar.
Një profil shumë Bond.
Joseph Quinn
Pasi fitoi miliona fansa si Eddie Munson në “Stranger Things”, Joseph Quinn e ktheu vëmendjen e publikut në një karrierë serioze kinematografike.
Ai është shfaqur në “Hoard”, “A Quiet Place: Day One”, “Gladiator II”, “Warfare” dhe “The Fantastic Four: First Steps”.
Në moshën 31 vjeçare, londinezi është në momentin ideal për një rol të tillë.
Pyetja është nëse do të dëshironte të lidhej me një tjetër franchise për shumë vite.
Finn Bennett
Finn Bennett mund të jetë një nga ata emra që sot nuk tingëllojnë aq të njohur, por që nesër mund të jenë kudo.
Ai është shfaqur në “True Detective: Night Country”, “Black Doves” dhe “Warfare”, ndërsa do të jetë pjesë edhe e “A Knight of the Seven Kingdoms”, spin off i ri i “Game of Thrones”.
Në moshën 27 vjeçare është një nga kandidatët më të rinj.
Por nëse produksioni kërkon dikë që mund ta mbajë rolin për një dekadë apo më shumë, kjo mund të jetë pikërisht ajo që duhet.
Regé Jean Page
Që nga suksesi i “Bridgerton”, emri i Regé Jean Page është lidhur vazhdimisht me Bond.
Ai vetë është përpjekur t’i minimizojë spekulimet.
“Nëse je britanik dhe bën diçka që njerëzit e vlerësojnë, fillojnë të përmendin fjalën me B”, ka thënë ai duke iu referuar Bond.
Sipas tij, të përmendesh në këtë listë është pak si të marrësh një medalje nderi.
Një përgjigje elegante, e kontrolluar dhe, ironikisht, shumë 007.
Damson Idris
Damson Idris ka ëndërruar pak a shumë për Bond që kur ishte fëmijë.
Aktori i lindur në South London, i njohur nga “F1”, “Snowfall”, “Outside the Wire” dhe “Swarm”, ka treguar se gjithmonë ka pasur një dobësi të madhe për kostumet.
“Gjithçka që vesh janë kostume. Më pëlqen të ndihem si Bond”, ka thënë dikur.
Madje kujton se e ëma e vishte me kostum me tri pjesë dhe këpucë të arta në festa ditëlindjesh, ndërsa ai rrotullonte gotën me lëng molle sikur të ishte martini.
Sot, në moshën 34 vjeçare, ideja nuk tingëllon më aspak si fantazi fëmijërie.
Henry Golding
Henry Golding mund të bëhej James Bond i parë me origjinë aziatike.
Aktori britaniko malajzian ka karizmën dhe elegancën klasike të rolit, por kur është pyetur për thashethemet ka qenë modest.
“Vetëm fakti që jam pjesë e kësaj bisede është një nder, por nuk është në dorën time”, ka thënë ai.
Robert Aramayo
Robert Aramayo u bë më i njohur si Elrond në “The Lord of the Rings: The Rings of Power”.
Aktori 33 vjeçar nga Hull ka gjithashtu një lidhje me një tjetër univers fantastik, pasi ka interpretuar Ned Stark të ri në “Game of Thrones”.
Ka një prani të qetë, serioze dhe heroike në ekran.
Deri tani e kemi parë me shpatë. Ndoshta hapi tjetër mund të jetë Walther PPK.
Jack Lowden
Jack Lowden tashmë luan një agjent inteligjence në “Slow Horses”, ndaj kalimi te James Bond nuk do të ishte shumë i largët.
Aktori skocez ka një karrierë shumë të respektuar në teatër dhe kinema, me role në “Mary Queen of Scots”, “Fighting with My Family”, “Small Axe” dhe produksionin teatror “Ghosts”, që i solli një Olivier Award.
Kur është pyetur nëse mund të kalonte nga River Cartwright te 007, Lowden është treguar i kujdesshëm.
Për Daniel Craig ka thënë se do të duhet shumë kohë që publiku ta heqë nga mendja si Bond.
Paapa Essiedu
Paapa Essiedu, 35 vjeç, është një nga aktorët britanikë më të vlerësuar të brezit të tij.
Ai ka luajtur në “The Miniaturist”, “Press” dhe “I May Destroy You”, duke treguar një gamë të gjerë emocionale dhe një prani shumë të fortë në ekran.
Emri i tij hyri seriozisht në diskutime pasi Danny Boyle, i cili dikur ishte zgjedhur për të drejtuar filmin e 25 të të Bond, e përmendi si një kandidat të mundshëm për të pasuar Daniel Craig.
Paul Mescal
Fillimisht e njohëm me pantallona të shkurtra futbolli dhe varësen e famshme të Connell në “Normal People”.
Pastaj Paul Mescal mori shpatën në “Gladiator II”.
Tani, pse jo një smoking?
Aktori irlandez është 29 vjeç dhe është në moshën ideale për ta marrë rolin për një periudhë të gjatë.
Kur është pyetur për Bond, ka lënë çdo mundësi të hapur.
“Nëse do të më vinte një ofertë, do të flisnim për të. Nuk dua të them as po, as jo. Jam një fans i madh dhe do të vazhdoj të jem i tillë sido që të ndodhë.”
Lucien Laviscount
Lucien Laviscount u bë një nga fytyrat më të njohura të “Emily in Paris” pasi hyri në sezonin e dytë si Alfie.
Aktori i lindur në Burnley ka një karizëm të natyrshme dhe një elegancë që funksionon menjëherë në ekran.
Ndoshta nuk është kandidati më i famshëm i listës, por si Bond mund të ishte pikërisht për këtë arsye një surprizë interesante.
Tom Holland
Tom Holland tashmë ka interpretuar një nga personazhet më ikonike të kulturës pop, Spider Man.
Por kjo nuk e ka penguar të shprehë interesin për 007.
“Si një djalë i ri britanik që e do kinemanë, do të më pëlqente të isha James Bond. Po e them publikisht. Mendoj se dukem mirë me kostum”, ka thënë ai për “Variety”.
Nëse ndodhte vërtet, interneti do të kishte menjëherë një pyetje tjetër: Zendaya si Bond girl?
Daniel Kaluuya
Daniel Kaluuya u kthye në një emër ndërkombëtar falë “Get Out” dhe vetëm pak vite më vonë fitoi Oscar për “Judas and the Black Messiah”.
Në moshën 36 vjeçare është një nga kandidatët më të afirmuar të listës.
Do të sillte në Bond intensitet, inteligjencë dhe një lloj karizme shumë ndryshe nga ajo e paraardhësve të tij.
Pra, kush do të jetë 007 i ardhshëm?
Për momentin askush nuk e di.
Por sinjalet janë interesante. Me Denis Villeneuve në regji dhe Amazon që kërkon të ndërtojë një kapitull krejt të ri të franchise it, Bond i ardhshëm mund të jetë më i ri, më pak i famshëm dhe ndoshta shumë më surprizues nga sa presim.
Jack Barton është emri që po fiton më shumë terren aktualisht, Callum Turner duket si një zgjedhje pothuajse perfekte në letër, ndërsa Aaron Taylor Johnson, Harris Dickinson dhe Damson Idris vazhdojnë të jenë ndër kandidatët më bindës.
Por deri në momentin kur dikush të thotë zyrtarisht “Bond. James Bond”, smoking-u mbetet i lirë.



