Kur “shopping”-u online bëhet pjesë e perditshmërisë

Nga Class• 18 September 2026

Blerjet online po ndryshojnë mënyrën se si bëjmë “shopping”, duke sjellë më shumë komoditet, më pak kohë të humbur dhe mundësinë për të blerë nga kudo, vetëm përmes telefonit. Nga shmangia e radhëve dhe vizitave në dyqane, te një eksperiencë më e thjeshtë digjitale dhe mundësia për të paguar me fleksibilitet, teknologjia po e kthen edhe blerjen e një produkti në një proces më të shpejtë dhe praktik.

AI apo jo AI, e vërteta është se jetojmë në një epokë ku teknologjia dhe risitë që ajo sjell ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në stilin tonë të jetesës. Jo, nuk po flasim për zbulimin e planeteve, raketat apo makinat fluturuese por për procese të jetës sonë të përditshme, siç është “shopping”. Dhe jo, robotat nuk do blejnë një lavatriçe të re me paratë e tua. Trendi i momentit? Blerjet online. 

Imagjino të kesh mundësinë të blesh çfarë të duash duke përdorur vetëm telefonin tënd, nga kudo ndodhesh. Mund të jesh i ulur në një bar duke pirë kafe dhe të mendosh të gjesh një zgjidhje për pajisjet elektroshtëpiake që po të “lënë në baltë”. Mund të jesh duke bërë një shëtitje në park dhe të mendosh se si një lavastovilje e re do të të kursente kohë dhe në vend që të qëndrosh në kuzhinë duke larë enët, të bësh një shëtitje edhe më të gjatë. Mund të jesh duke pushuar në divan dhe të mendosh se si një TV i ri do të ta bënte jetën pak më të lumtur. Në fakt, komoditeti është ajo çfarë shumë nga ne kërkojmë. 

Imagjino sikur të shmangie radhët e gjata, pyetjet e pafundme, kontaktin e detyrueshëm me shitësit, vizita në dyqane, magazine apo “showroom”-e. Të kesh mundësinë që kohën tënde të vyer mos ta përdorësh për të kërkuar produkte që të duhen, duke lexuar informacione, duke gjetur modelin e duhur etj. por duke kaluar më shumë kohë me njerëzit e zemrës. Radhët tashmë janë demode dhe koha e lirë është luksi më i madh.

Imagjino një platformë “e-comm” ku mund të kryesh blerjet që dëshiron, pa patur nevojën që të kalosh nga një faqe në tjetrën, nga një aplikacion në tjetrin, duke u përpjekur të “logohesh” e të mbash mend kredencialet dhe fjalëkalimet e çdo platforme. Të gjithë flasim për “user experience”, për eksperiencën e përdoruesit online por pak arrijnë ta përmirësojnë atë.

Imagjino të kesh mundësinë të blesh produktet e tua të preferuara, të dëshiruara apo të nevojshme edhe kur nuk i ke paratë. Kjo mund të tingëllojë si ndonjë truk magjistarësh por në fakt është vetëm metoda e pagesës Buy Now Pay Later, një trend global i financimit të produkteve ku ti merr produktin në shtëpi, ndërsa pagesën e kryen më vonë të ndarë në pjesë të barabarta.

Në fakt, nuk të duhet të imagjinosh më asgje sepse të gjitha këto që përshkruam më sipër kanë marrë jetë disa javë më parë në aplikacionin Myiute. Quhet iuteMarket dhe është platforma më e re e blerjeve online, ku mund të gjesh produktin që po kërkon sipas një oferte të personalizuar dhe ta blesh atë direkt nga aplikacioni, duke zgjedhur mënyrën e pagesës që të përshtatet. Hidhi një sy. Mund të jetë pikërisht mënyra se si do të bësh “shopping” herën tjetër.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon