Kristi dhe Selin, fund miqësisë mes dy ish-banorëve të BBVA?

Nga Class 4 August 2026

photo-output.jpeg

Një detaj i vogël në rrjetet sociale ka mjaftuar për të ngritur pikëpyetje mbi raportin mes Kristi Lamajt dhe Selin Bollatit.

Dy ish-banorët e "Big Brother VIP Albania", të cilët krijuan një miqësi të afërt gjatë qëndrimit në shtëpi, nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, duke shtuar dyshimet se marrëdhënia mes tyre mund të jetë ftohur.

Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve vetëm pak ditë pas publikimit të videoklipit të këngës "Tunde moj Selinë", një projekt muzikor i Kristit që lindi gjatë eksperiencës së tij në BBVA. Kënga u krijua si një dedikim për Selinin brenda shtëpisë dhe më pas u publikua zyrtarisht si videoklip.

Megjithatë, ndryshe nga sa prisnin fansat, Selin nuk reagoi publikisht për këngën. Fituesja e edicionit të pestë të "Big Brother VIP Albania" nuk bëri asnjë koment për projektin dhe as nuk foli për raportin që ka sot me Kristin.

Mosndjekja e ndërsjellë në Instagram dhe mungesa e çdo reagimi kanë shtuar aludimet se mes tyre mund të ketë ndodhur një krisje pas përfundimit të reality show-t.

Për momentin, nuk dihet nëse distancimi lidhet me publikimin e këngës apo nëse ka arsye të tjera që kanë çuar në ftohjen e marrëdhënies.

Deri tani, as Kristi dhe as Selin nuk kanë reaguar për të sqaruar situatën, duke lënë gjithçka në nivel spekulimesh.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon