Kriset raporti mes Butrintit Imerit dhe aktores turke Su Burcu?

Nga Class 21 July 2026

Kriset raporti mes Butrintit Imerit dhe aktores turke Su Burcu?

Raporti mes Butrint Imeri dhe aktores së njohur turke me origjinë shqiptare duket se ka marrë një krisje të papritur.

Pasi e kapëm mat aktoren Su Burcu Yazgi Coskun në eventin e albumit të Butrintit, ku dyshja dukej mjaft e afërt dhe ajo u bë kryefjalë e mediave duke e mbështetur publikisht, gjërat duket se kanë marrë krejtësisht tjetër kthesë.

Aktorja mungoi në festën e ditëlindjes së këngëtarit, një detaj ky mjaft domethënës që nuk kaloi pa u vënë re nga syri ynë i vëmendshëm. Raportet mes tyre nuk janë aspak ashtu siç kanë qenë në atë natë feste të premierës.

Kjo ftohje e befasishme reflektohet më së miri edhe në platformat sociale, ku të dy i kanë bërë unfollow njëri-tjetrit, duke i prishur të gjitha urat e komunikimit virtual. Se çfarë ka ndodhur saktësisht në prapaskenë pas atij afrimiteti të madh për të çuar në këtë distancim kaq të ftohtë, mbetet ende një pikëpyetje e madhe që presim ta zbulojmë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon