Kris Jenner shpërthen ndaj biografisë së Kim Kardashian: “Jam e fyer”

Nga Class• 12 November 2026

Kris Jenner shpërthen ndaj biografisë së Kim Kardashian:

Kris Jenner është përplasur me vajzën e saj, Kim Kardashian, për shkak të një fjalie të përfshirë në biografinë e re të yllit të reality show-t, Citizen Kim: The Woman Who Created the Future.

Gjatë episodit të fundit të The Kardashians, 71-vjeçarja u shfaq dukshëm e revoltuar pasi mësoi se autori Jonathan Van Meter kishte ngritur idenë se Kim mund të kishte përjetuar trauma gjatë fëmijërisë, edhe pse ajo vetë nuk i percepton si të tilla.

Sipas autorit, Kim nuk mendon se ka “trauma të fëmijërisë”, por ndoshta “thjesht nuk i sheh”. Një interpretim që Kris e konsideroi jo vetëm të pasaktë, por edhe fyes ndaj saj si nënë.  

“Ai po vendos në libër gjëra dramatike, sepse kështu shiten librat”, tha Kris.

Më pas iu drejtua drejtpërdrejt Kim-it:

“Thuaji se nuk do që në libër të shkruhet asgjë për traumat e tua të fëmijërisë, sepse nuk ke pasur të tilla. Kam punuar shumë fort gjatë gjithë jetës sime dhe si nënë, që asnjëri prej jush të mos kishte trauma nga fëmijëria.”

Kris nuk u mjaftua vetëm me kundërshtimin e interpretimit të autorit. Ajo i kërkoi Kim-it që fjalia të hiqej nga libri.

“Duhet t’i thuash ta heqë pjesën për traumën. Ndihem e fyer”, tha ajo. “Mund t’i thuash nga ana ime që të shkojë në djall. Kjo është shumë ofenduese për mua.”

Kim i premtoi së ëmës se do t’ia bënte shumë të qartë këtë qëndrim autorit, ndërsa Kris vazhdoi të këmbëngulte se mënyra si kishte rritur fëmijët e saj përbënte pjesën më të rëndësishme të trashëgimisë së saj.  

“Trashëgimia ime janë fëmijët e mi. Prandaj nuk dua që dikush të ndërhyjë në atë që është e vërteta ime”, shpjegoi ajo.

“Dhe e vërteta ime është se kam punuar jashtëzakonisht shumë për t’ju rritur dhe nuk pati asnjë traumë. Trauma më e madhe që kemi përjetuar ishte dita kur u mbyll Toys ‘R’ Us.”

Khloé dhe Kourtney i dalin në krah nënës
Edhe vajzat e tjera të Kris Jenner mbështetën versionin e saj.

Khloé Kardashian pyeti se përse autori nuk mund ta pranonte thjesht atë që Kris thoshte për familjen e saj:

“Pse nuk mund ta marrë atë që thua ashtu siç është?”

Kourtney Kardashian, në një rrëfim të veçantë për kamerat, u shpreh se as ajo nuk mendonte se motrat dhe vëllai i saj kishin përjetuar ndonjë traumë të errët dhe të fshehur gjatë fëmijërisë.

“Nuk mendoj se kemi pasur ndonjë traumë të thellë dhe të errët, kështu që edhe unë do të zemërohesha nëse dikush do të përpiqej të thoshte se kishim”, deklaroi ajo.  

Kris nuk u zemërua vetëm për fjalën “traumë”
Përplasja duket se nuk lidhej vetëm me një fjali të vetme.

Jonathan Van Meter kishte treguar më herët se Kris ishte revoltuar edhe për përfshirjen në libër të lidhjes jashtëmartesore që ajo kishte pasur dekada më parë.

“Ajo bërtiste: ‘Pse Kim na përfshiu të gjithëve në këtë? Pse lidhja ime e 30 viteve më parë është në libër?’”, kishte rrëfyer autori.

Megjithatë, sipas tij, zemërimi i Kris-it nuk zgjati shumë.

“Dy ditë më vonë, Kris ishte mirë. Por kjo do të shfaqet në reality show”, kishte shtuar Van Meter.

Gazetari punoi për rreth gjashtë vjet mbi biografinë, duke e ndjekur Kim-in nga afër dhe duke intervistuar familjarët dhe njerëzit e saj më të afërt.  

Kris e konsideroi Kim-in “të çmendur” që pranoi projektin
Gjatë episodit, Kris kundërshtoi edhe vetë vendimin e Kim-it për t’i dhënë një autori të jashtëm kaq shumë akses në jetën private të familjes.

Ajo i tha së bijës se ishte “e çmendur” që i kishte dhënë një të panjohuri, siç e konsideronte ajo, të drejtën për të rrëfyer jo vetëm jetën e Kim-it, por në mënyrë të pashmangshme edhe historitë e njerëzve që e rrethonin.

“Po i jep akses në gjithë jetën tënde dhe në jetën tonë. Kjo është absurde. Pse duhet t’i japësh dikujt gjithë atë akses?”, e pyeti Kris.

Kim, megjithatë, e mbrojti vendimin.

Ajo tha se kishte shumë informacione të pasakta dhe histori të pavërteta që qarkullonin prej vitesh për të, ndaj e konsideronte të arsyeshme që jeta e saj të rrëfehej nga një autor që ajo e shihte si inteligjent, të sinqertë dhe serioz.

“Ka kaq shumë keqinformim dhe kaq shumë informacione të gabuara. Përse të mos duam që dikush kaq inteligjent, i sinqertë dhe i zoti të shkruajë një libër shumë interesant, faktik dhe të realizuar mirë?”, tha Kim.  

Pavarësisht përplasjes me të ëmën, Kim qëndroi pas projektit. Kris, nga ana tjetër, e bëri të qartë se nuk do të pranonte që historia e familjes dhe puna e saj si nënë të interpretoheshin përmes një narrative traume me të cilën as ajo dhe as fëmijët e saj nuk identifikohen.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon