Kida drejt altarit, nesër dita e madhe! Këngëtarja ndodhet tashmë në Romë

Nga Class 31 August 2026

o.png

Numërimi mbrapsht ka nisur. Kida është vetëm pak orë larg një prej ditëve më të rëndësishme të jetës së saj, pasi nesër, më 1 shtator, pritet të kurorëzojë dashurinë me partnerin e saj, Ajbin.

Destinacioni i zgjedhur për ditën e madhe është Roma, ndërsa vetë këngëtarja duket se ka mbërritur tashmë në kryeqytetin italian. Së fundmi, ajo publikoi një fotografi nga Roma, duke shtuar edhe më shumë emocionet për ceremoninë që pritet të zhvillohet nesër.

Pak ditë më parë, Kida kishte konfirmuar se martesa ishte shumë pranë. Në një video të publikuar në TikTok, teksa përgatitjet kishin hyrë në fazën finale, artistja shkruante me humor: “Gjithçka është në rregull, jemi mirë”.

1-750x1210.PNG

Historia e Kidës dhe Ajbit drejt altarit nisi në dhjetor të vitit 2024, kur ai i propozoi për martesë në një surprizë romantike pranë ditëlindjes së këngëtares.

“Ndriçove qiellin, ashtu siç ke ndriçuar jetën time”, shkruante Kida asokohe, duke ndarë me publikun lajmin e fejesës.

Deri në atë moment, artistja e kishte ruajtur me shumë kujdes identitetin e partnerit të saj. Vetëm një muaj më vonë vendosi ta prezantonte publikisht Ajbin, duke ndarë për herë të parë fotografi ku i dukej edhe portreti.

Për ceremoninë e nesërme është raportuar se çifti ka zgjedhur një rezidencë historike në Romë, ndërsa atmosfera muzikore pritet t'u besohet edhe emrave të njohur shqiptarë, mes tyre Ermal Fejzullahut dhe Sinan Vllasaliut.

Pas një historie dashurie që Kida ka preferuar ta jetojë kryesisht larg zhurmës mediatike, tashmë gjithçka është gati për kapitullin e ri. Nëse planet mbeten të pandryshuara, nesër, më 1 shtator, Kida do të veshë fustanin e bardhë dhe do t'i thotë “Po” Ajbit në zemër të Italisë.

Screenshot_20260831_124252_Instagram.jpg

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon