Khloe Kardashian jo fanse e one night stand ! Arsyeja? Më se e kuptueshme!

Të dalësh një natë për qejf e të përfundosh me një të panjohur për “one night stand”? Për Khloe Kardashian diçka e tillë është e paimagjinueshme.
Ylli I reality show dhe bashkëthemeluesja e “Good American”, në podkastin e saj, "Khloé in Wonderland”, ka zbuluar pak më shumë nga jeta e saj seksuale, duke u shprehur se për të është shumë e rëndësishme të zhvillojë një lidhje emocionale me dike përpara se të ndjejë tërheqje romantike.
Miku i saj më i ngushtë, Simon Hack, në episodin e podkastit u ndal tek njerëzit si Khloe që kanë nevojë për një lidhje të konsiderueshme emocionale, përpara se të bëjnë seks.
“Ka njerëz që mund të ndjejnë tërheqje romantike dhe seksuale ndaj dikujt vetëm nëse kanë pasur tashmë një lidhje emocionale me të. Pra, është pothuajse e pamundur që ata të kenë një lidhje një natëshe. Dhe mendoj se bie në atë kategori”, u shpreh Huck, duke e lidhur kështu e me personalitetin e tij.
"Nuk mendoj se kam pasur ndonjëherë një lidhje një natëshe. A jam edhe unë kështu? Uau”, vazhdoi ajo, duke shpjeguar se është “shumë e vështirë” për të që të përvetësojë mentalitetin e takimeve rastësore, pasi dëshiron të shmangë situatat që mund të përfundojnë në të njëjtën mënyrë siç i ka përjetuar në të kaluarën.
Kur mysafiri i saj e pyeti nëse i mungonte ndonjëherë emocioni i flirtimit, ajo u përgjigj: “Gjëja që më mungon më shumë… Ndonjëherë dua vetëm që dikush të më puthë. Jo domosdoshmërisht sepse ndiej sikur duhet patjetër të bëj seks. Ndonjëherë më mungon edhe një përqafim, por nga dikush që me të vërtetë dëshiron ta përqafosh”.
Kardashian gjithashtu shprehu mendimin e saj për marrëdhëniet e hapura, duke thënë se respekton çiftet që kanë rënë dakord për rregulla specifike në lidhje me mundësinë e seksit me partnerë të tjerë.
Ajo u shpreh se nuk do t’i pëlqente nëse dikush me të cilin është në një lidhje do t’i sugjeronte që të hapnin një lidhje pas gjashtë muajsh. Megjithatë, ajo e bëri të qartë se ajo që ka rëndësi për të është përfshirja në marrjen e këtij vendimi.
Vitet e fundit, Kardashian ka zgjedhur të mbetet beqare dhe të përqendrohet në rritjen e dy fëmijëve të saj, True, 8 vjeç, dhe Tatum, 4 vjeç, me ish-partnerin e saj Tristan Thompson. Ish-çifti kishte një marrëdhënie me ndërprerje nga viti 2016 deri në vitin 2021, kur vendosën të ndaheshin përgjithmonë pas zbulimeve të përsëritura të tradhëtisë së Thompson.
Khloe ka qenë e martuar më parë gjithashtu me Lamar Odom në vitin 2009. Divorci i tyre u finalizua në vitin 2016, pas një periudhe të vështirë të shënuar nga problemet e ish-atletit me abuzimin me substanca dhe tradhëtinë.



