Kavaja bëhet gati për natën më të madhe të verës! 

Nga Class 5 August 2026

WhatsApp Image 2026-08-05 at 12.21.16.jpeg

Këtë të premte, më 7 gusht, Kavaja do të jetë epiqendra e muzikës shqiptare. Një nga eventet më të mëdha të kësaj vere do të mbledhë në të njëjtën skenë disa prej artistëve më të dashur të publikut, duke premtuar një mbrëmje spektakolare me hyrje falas për të gjithë.

Në skenën e Kavaja Summer Night do të performojnë Elvana Gjata, Ledri Vula, Luiz Ejlli, Kida dhe Ardit Çuni, në një koncert që pritet të mbledhë mijëra qytetarë dhe vizitorë në Pedonalen e Re të Kavajës. Një nga figurat më të njohura të televizionit shqiptar, Alketa Vejsiu, do të udhëheqë spektaklin, duke i dhënë një tjetër dimension artistik kësaj feste të madhe.

Ky super event organizohet nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, në kuadër të dy momenteve të rëndësishme për qytetin: inaugurimit të Pedonales së Re dhe 250-vjetorit të krijimit të qytetit të Kavajës.

Mbrëmja do të ketë një koncept artistik të kuruar në çdo detaj, nën drejtimin artistik të Ardit Çunit, i cili premton një spektakël me ritëm, energji dhe performanca që do ta kthejnë qendrën e Kavajës në një skenë gjigante feste.

WhatsApp Image 2026-08-05 at 12.21.27.jpeg

Organizatorët kanë menduar edhe për lehtësimin e lëvizjes së publikut. Për të gjithë ata që do të vijnë nga Golemi, do të ketë transport falas, me autobusë që do të nisen çdo 30 minuta duke filluar nga ora 18:30.

Hyrja në event është plotësisht falas, duke i dhënë mundësi të gjithëve të bëhen pjesë e një feste që pritet të mbetet gjatë në kujtesën e qytetit.

Me emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare, një skenë madhështore dhe një organizim në lartësinë e pritshmërive, Kavaja Summer Night premton të jetë jo vetëm koncerti më i madh i kësaj vere në qytet, por edhe një festë që shënon një kapitull të ri për Kavajën.

Takimi është këtë të premte, më 7 gusht, në orën 19:30, në Pedonalen e Re të Kavajës. Një natë. Një qytet. Një festë për të gjithë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon