Kate Middleton: "Kanceri të ndryshon"

Nga Class• 24 November 2026

Kate Middleton: "Kanceri të ndryshon"

Kate Middleton flet hapur për përvojën e saj me kancerin dhe gjurmët që sëmundja ka lënë në jetën e saj. Në pamjet e para të dokumentarit “Heal”, që sipas Elle Italia do të transmetohet në BBC të dielën, më 29 nëntor, princesha e Uellsit rrëfen ndikimin fizik dhe emocional të diagnozës, si edhe rrugën e vështirë drejt rikuperimit.

Larg gjuhës së përmbajtur të komunikatave të Pallatit Kensington, videoja e publikuar në rrjetet sociale të princit dhe princeshës së Uellsit sjell një anë më të brishtë e personale të Kate. Ajo ndalet te ndryshimet që shkakton sëmundja, përfshirë ato që nuk duken dhe që vazhdojnë të ndihen edhe pas përfundimit të trajtimeve.

“Kanceri të ndryshon. Ndryshon trupin tënd. Të ndryshon fizikisht. Por ka edhe diçka shumë më të thellë: një diagnozë kanceri të ndryshon edhe përbrenda”, shprehet ajo.

Mesazhi që shoqëron rrëfimin e saj vë në qendër nevojën për të pasur dikë pranë gjatë përballjeve të vështira: “Nuk jemi bërë për t’i përballuar vetëm sfidat e jetës”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon