“Je King!”/ Kreshnik Behrami zbulon mesazhet që merr nga burrat e martuar dhe me fëmijë

Nga Class• 27 November 2026

“Je King!”/ Kreshnik Behrami zbulon mesazhet që merr nga burrat

Kreshnik Behrami, i njohur si Mister Universe Kosovo, ka ndarë disa nga përvojat e tij të pazakonta në rrjetet sociale, përgjatë një interviste në “Inspire Podclass”, me Alketa Vejsiun.

Ai tregoi se gjatë vizitës së fundit në Kosovë është surprizuar nga numri i mesazheve që ka marrë nga persona të panjohur, si gra, ashtu edhe burra. Sipas tij, disa prej tyre kanë natyrë flirtuese, gjë që e ka vënë në siklet, veçanërisht kur bëhet fjalë për persona që kanë familje.

“Po jetojmë në një botë moderne dhe mendoj që është okay, por çfarë më ka çuditur më shumë është kur erdha këtë herë në Kosovë që po merrja mesazhe edhe nga gratë, edhe nga burrat. Mesazhe nga njerëz që nuk i kam follow”, tha ai.

I pyetur se çfarë përmbajnë këto mesazhe, Behrami zbuloi se nuk mungojnë as komplimentet.

“Që jam King. S’u kthej përgjigje. Po disa prej mesazheve që marr kanë natyrë flirtuese dhe mua çfarë më vjen shumë çudi është se në profile ka disa gra që kanë fëmijë dhe ka burra që kanë gratë e tyre në krahë dhe në të njëjtën kohë shkruajnë aty. Më bën të ndihem pak çuditshëm, se ne jemi të hapur, se jemi në 2026, e për këtë tërhiqem pak, edhe nuk ndihem rehat”, tha ai.

 

Ndiqni episodin e plotë në YouTube të Class Media: 

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon